Zlatko Dalic po largohet. Trajneri i Kroacisë është shprehur ditën e sotme se është koha e duhur që ai të largohet nga ky pozicion. Në një intervistë për “Vecernji”, Dalic u shpreh se këtë vendim e ka marrë kohë më parë dhe nuk e kishte ndryshuar edhe pse u shpallën nënkapionë të botës.Por ajo pritje madhështore që iu bë skuadrës në Zagreb duket se ka trazuar emocionalisht trajnerin dhe e ka bërë që ta mendojë edhe njëherë atë vendim, para se të jetë shumë vonë. “Tani është koha ideale të largohem, kam marrë vendim me familjen time. Megjithatë, kur pashë atë pritje në Zagreb më ka bërë të shqyrtoj vendimin tim”, tha Dalic.Ndërsa rrëfeu se atij i janë bërë pengesë një sërë personash nga bota e futbollit në Kroaci, të cilët i kanë ndërhyrë në punën e tij dhe ishte pranë shkarkimit që në humbjen e parë. Nga këta persona Dalic përjashtoi presidentin e federatës Davor Suker, duke thënë se ai i dha besim për të vazhduar.
“I sulmuar dhe i pambrojtur nga asnjë. Prandaj ky është vendimi im, unë nuk mund të lejoj që brenda dy muajve pas humbjes së parë, disa persona u përpoqën të më shkarkonin. Gjëja më e bukur është që të largoheni kur ju jeni në krye, kur ju jeni në momentin më të mirë, ashtu si edhe Zidane, i cili la detyrën këtë vit pasi fitoi tre Champions League radhazi. Qëllimi i Kroacisë tani është të fitojë kampionatin evropian. Sipas asaj që lojtarët kanë treguar, grup kompakt, të bashkuar, ata mund ta arrijnë atë, unë jam i sigurt,” tha Dalic.