Një shtetasi italian, policia shqiptare i ka sekuestruar 4 llogari bankare, me vlerën 293 mijë euro. Blutë e Vlorës kanë sekuestruar këtë pasuri, pasi dyshohet se është krijuar nga veprimtari kriminale. Po kështu të njëjtat burime shtojnë se pasuria e sekuestruar ka qenë në llogari bankare e shtetasit me inicialet V.L.
“Në vijim të punës së saj, Policia Kriminale në bashkëpunim me DVP Vlorë, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Drejtorinë Hetimore Qëndrore, në kuadër të procedimit penal nr.1263 të vitit 2018, kanë bërë të mundur sekuestro preventive mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V.L.
Vlera monetare e sekuestros preventive të llogarive bankare është 293.000 euro.
Shtetasi V.L., dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” ose “veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal”.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë, për veprimet e mëtejshme.