Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Foto/Vrasja e biznesmenit, krimi i egër që i bëri gropën Elion Hysës

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Foto/Vrasja e biznesmenit, krimi i egër që i bëri gropën Elion Hysës

Policia ka gjetur një trup të pajetë në zonën e Niklës. Burimet nga policia bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket 34-vjeçarit të zhdukur në Laç që prej datës 9 Korrik, Elion Hysës. Trupi është gjetur i groposur dhe dyshohet se është vrarë. Megjithatë trupi i gjetur do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Elion Hysa, njihet edhe me emrat Keisi dhe Elvis Hysa. Ai ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij.

Tre te shpallurit ne kerkim

34-vjeçari Hysa ka qenë në kërkim nga policia përpara se të zhdukej. Për të gjykata ka caktuar masën arrest me burg për një vrasje të ndodhur 3 vjet më parë, në 10 Korrik 2015 në qytetin e Sarandës. Ai rezulton i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit, pronar i një lavazhi në këtë qytet. Mes viktimës, 32-vjeç dhe autorëve ka pasur një grindje për shkaqe banale.

Një ditë më pas, 6 persona e kanë rrethuar Edmond Theodhorin dhe pasi i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopinj bejzbolli e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë. Tre persona u arrestuan një ditë pas, ndërsa 3 të tjerë u shpallën në kërkim mes të cilëve edhe Elion Hysa.

Ngjarja në 2015 

Edmond Theodhorin, ishte ndjekur dhe masakruar nga gjashtë persona. Lidhur me këtë ngjarje tre persona janë  arrestuar menjëherë pas krimit dhe ata janç: Ledi (Enkelejd) Hysa, 25-vjeç, banues në Laç, Ylli Qemal Reçi, 23-vjeç, banues në Gjorm-Krujë dhe Ajman Agron Zyba, 21-vjeç, banues në Laç.

Nga hetimet e strukturave të Policisë Vlorë dhe Sarandë, në bashkëpunim me Organin e Prokurorisë Sarandë, ka rezultuar se më datë 09.07.2015, rreth orës 00:10, viktima është konfliktuar me autorët e dyshuar të shpallur në kërkim, shtetasit G.H, dhe K.H, (xhaxha dhe nip).

Ajman Zyba, Ledi Hysa, Ylli Reci, tre te arrestuarit per vrasjen e sarandiotit

Pas këtij momenti, pak orë më vonë, më datë 10.07.2015, rreth orës 01:00 autorët e dyshuar pasi kanë vënë në dijeni në lidhje me konfliktin edhe shtetasit E.H., dhe shokët e këtij të fundit, e pikërisht, Ledi Hysa, Ylli Reçi dhe Ajman Zyba, (personat e mësipërm të arrestuar nga policia), kanë kërkuar të gjithë së bashku nëpër qytet dhe kanë gjetur viktimën, pikërisht në vendin ku kishte ndodhur konflikti një natë më parë.

Edmond Theodhori

Sapo e kanë konstatuar, kanë rrethuar mjetin dhe kanë thyer xhamat me shkop bejsbolli dhe me qytën e pistoletës.

Pas kësaj, njëri prej autorëve i është afruar dhe ka qëlluar një herë me armë zjarri në drejtim të Edmond Theodhorit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Pas kryerjes së krimit, të gjithë autorët janë larguar menjëherë nga qyteti i Sarandës ku ndodheshin me pushime, në drejtim të vendbanimeve të tyre.

Policia thotë se po punon intensivisht për gjetjen dhe prangosjen e personave të shpallur në kërkim, Gani Rexhep Hysa, 41 vjeç, Elion  Hysa, 31 vjeç, dhe Keivi Hysa, 23 vjeç, që të tre, banues në Gjorm-Krujë.

Kush është Eljon Hysa?

Eljon Hysa, foto e publikuar nga Oranews
Eljon Hysa

Policia e Kurbinit njoftoi disa ditë më parë se ka nisur hetimet pas denoncimit te bere nga babai i një 34-vjecari nga Laci, për zhdukjen e djalit te tij:

“Pranë Komisariatit të Policisë Kurbin ka bërë kallëzim shtetasi S.H., 63 vjeç, banues në Laç, ku pretendon se kanë humbur kontaktet me djalin, shtetasin K.(E).H., 34 vjeç, banues në Laç, që në datën 05.07.2018”- njofton policia, e cila shton se ky person ka qene i shpallur ne kërkim pasi gjykata ka “caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

I riu kishte marrë një dyqan me qira në Nikël dhe në datën 5 korrik kishte lënë një takim me telefon me një person nga kjo zonë që kishtë një mobileri.

34-vjeçari rezulton edhe me emra të tjerë, Kejsi, Elvis dhe Eli. Por pas ditës së takimit, ai u zhduk pa gjurmë dhe familja nuk ka më asnjë informacion për të.

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Groposën Elion Hysën, arrestohet njëri prej autorëve

Groposën Elion Hysën, arrestohet njëri prej autorëve

Flamuri i Kosovës dhe ISIS-it të ndaluar në Rusi, por Shaqiri…

Flamuri i Kosovës dhe ISIS-it të ndaluar në Rusi, por Shaqiri...

Video/Tahirit i vjen “laku në fyt”, shpresa e vetme që e favorizon

Hetimet për Saimir Tahirin zgjatën pafund







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com