Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Negociatat me BE? Shqipëria ka një detyrë të re përpara

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Negociatat me BE? Shqipëria ka një detyrë të re përpara

Që të hapen negociatat nuk duhet vetëm që Shqipëria të vazhdojë tempin e reformave, por të mbyllë edhe rrugën e re të emigracionit ilegal drejt BE. Kreu i Këshillit të BE, Donald Tusk u takua me Edi Ramën në Bruksel.

Kushtet janë të qarta. Brukseli kërkon në tre drejtime kryesore rezultate të qëndrueshme deri në qershor 2019 që të hapë me Shqipërinë negociatat e pranimit në BE: përfundimi i reformave; zgjidhja e mosmarrëveshjeve me Greqinë; mbyllja e rrugës së re të emigracionit illegal drejt Shqipërisë. Koha nuk pret për të dyja palët, Shqipërinë dhe BE. Në këtë kontekst, të premten, (13.07.2018), Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn zhvilluan takime në Bruksel me kryeministrin Rama, ku vunë pikat mbi ”i” për fillimin e punës një orë e më parë.

Në një njoftim për shtyp nga Kryeministria në Tiranë, Presidenti Tusk citohet të ketë thënë në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Rama: “Nuk kam dyshime që, nëse Shqipëria do të vazhdojë me këtë temp reformash, do të jetë në gjendje që të arrijë të gjitha rezultatet e kërkuara deri në qershorin e ardhshëm. Përpjekjet e Shqipërisë për të sheshuar divergjencat me Greqinë janë prova më e mirë për angazhimin e saj ndaj BE-së dhe ndaj marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kemi rënë dakord për rritjen e përpjekjeve lidhur me mbylljen e rrugës së re të emigracionit illegal në Shqipëri.”

Hahn und Edi Rama in Brüssel (Press Office/Albania Prime Ministership)

Tusk: Shqipëria – mik i BE-së në lidhje me sigurinë e migracionin

Shqipëria është vlerësuar për qëndrimin e saj ndaj ҫështjes së nxehtë të refugjatëve nga vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut drejt BE. Në vijim të këtij vlerësimi Brukseli ka shtuar një kusht për Shqipërinë: mbylljen e rrugës së re të emigracionit illegal nga këto vende në Shqipëri për të synuar më pas BE. “Shqipëria mbetet një partner i mirë dhe një mik i BE-së në lidhje me sigurinë e migracionin, ku kemi një bashkëpunim të fuqishëm dhe të qëndrueshëm. Sot (13.07.2018) ramë dakort për nevojën për rritjen e përpjekjeve për të mbyllur rrugën e re të emigracionit illegal në Shqipëri.

Koha e limituar dhe situata politike në  vend janë 2 sfidat kryesore që Shqipëria duhet të përballojë që të ketë sukses në qershor 2019. Opozita e quan qeverinë Rama “qeveri të drogës dhe narko-trafikut” dhe kërkon rrëzimin e saj. Presidenti Tusk thekson përsëri mesazhin e njohur të BE që palët duhet të bëhen bashkë, për ҫështje me rëndësi kombëtare, si hyrja e Shqipërisë në BE, që përkrahet nga mbi 90% e shqiptarëve, Ai citohet të ketë thënë të shtunën se është shpresa dhe dëshira e tij që „të gjitha forcat politike pro perëndimore në Shqipëri të punojnë drejt të njëjtit qëllim”.

Hahn: KE fillon së shpejti “screening” lidhur me stadin aktual të reformave në Shqipëri

Puna përgatitore për hapjen e negociatave nuk kërkon vetëm bashkëpunimin e forcave politike pro-perëndimore. Ajo presupozon një punë të madhe, gjithëpërfshirëse në aspektin teknik për të skanuar se ҫfarë është arritur dhe ҫfarë duhet arritur në të gjitha drejtimet që përfshihen në 35 kapitujt e hapjes së negociatave. Dhe këtu hyn në lojë shpejt, pa humbur kohë Komisioni Europian, (KE). “Do të mbërrij në Tiranë të enjten e ardhshme. Kemi rënë dakord që ekipet tona të fillojnë punën menjëherë, përpara pushimeve të verës, për të punuar në të gjitha drejtimet, që të garantohet një analizë e qartë, e plotë mbi situatën” citohet të ketë thënë Komisioneri Hahn, në konferencën e përbashket për shtyp me kryeministrin Rama në Bruksel.

Westbalkan Gipfel in London Johannes Hahn (Imago/A. Parsons)Puna konkrete fillon: Johannes Hahn të enjten e ardhshme në Tiranë

Pritshmëritë janë progresi në reformën në drejtësi, vazhdimi i Vetting-ut, ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë, në përputhje me reformën kushtetuese, të miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti, dy vjet më parë, në korrik 2016. Pa lënë jashtë vëmendjes  “luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në të gjitha nivelet; reduktimin e fenomenit të azilkërkuesve shqiptarë në BE” theksoi komisioneri Hahn..

Këshilli i Europës- Progres kundër korrupsionit por ende shumë për të bërë

Shqipëria duhet t’i raportojë edhe Këshillit të Europës, nëse ia kaplotësuar apo jo rekomandimet e tij për luftëmkundër korrupsionit. GRECO (Groupe d’Etats contre la corruption) – Grupi i shteteve kundër korrupsionit), një grup ndërqeveritar i ngritur nën kujdesin e Këshillit të Europës, për të parë në mënyrë kritike masat që anëtarët e tij marrin për të luftuar korrupsionin, në raportin e  publikuar ditët e fundit pranon përparimin e Shqipërisë në zbatimin e rekomandimeve për të parandaluar korrupsionin tek parlamentarët, gjyqtarët dhe prokurorët. Por vëren se “duhen përfunduar reformat”. Nga 10 rekomandime të GRECO-s, Shqipëria ka plotësuar vetëm katër. GRECO  u kërkon autoriteteve shqiptare që deri në 31 mars 2019, të  japin një përditësim të progresit në zbatimin e 6 rekomandimeve të mbetura./DW/

TË LIDHURA

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste
Showbizz

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje
Aktualitet

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025
Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet
Aktualitet

Kali që pësoi djegie në Delvinë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e kafshës që bëri bujë në rrjet

22:02 | 14/08/2025
Next Post
VIDEO/Pasi foli për masa të rrepta, ministri Xhafaj ‘ngacmoi’ gazetaret

VIDEO/Pasi foli për masa të rrepta, ministri Xhafaj 'ngacmoi’ gazetaret

“Vetëm Erdogani ka bërë një gjë të tillë”, Manjani reagon për Teatrin

Habit Manjani: Nëse ia lyp një femre, harrohesh në burg! Nëse shet femra je i nderu!

“Tahiri në dilemë, të kthehet në politikë për ‘kunj’ apo të shijojë milionat e drogës”

Sa me fat, ish-ministri Tahiri shkon i qetë për pushime

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025




TË FUNDIT

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar
Showbizz

Arbenita Ismajli thyen heshtjen pas urdhërarrestit ndërkombëtar

by mirseda
22:55 | 14/08/2025
0

Arbenita Ismajli ka reaguar për herë të parë pas rreth orësh në qendër të lajmeve, ku emri...

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

Ish-pengjet izraelite të Hamasit i bëjnë thirrje Trump: Jepini fund luftës në Gaza!

22:31 | 14/08/2025
Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

Porsche dhe çanta luksoze: surpriza e Ronaldos për Georginën pas fejesës

22:08 | 14/08/2025
Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

Ndahet nga jeta Saimir Maloku – zëri i lirisë dhe rezistencës antikomuniste

22:06 | 14/08/2025
Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq, autori i dyshuar del nga spitali i shoqëruar nga policia, do merret në pyetje

22:04 | 14/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com