Eklipsi i plotë që pritet të ndodhë në fund të korrikut konsiderohet të jetë eklips më i gjatë i këtij shekulli.
Eklipsi, i cila sipas parashikimeve të shkencëtarëve do të zgjasë një orë dhe 43 minuta, do të ndodhë më 27 korrik të premten. Hëna do të jetë tërësisht e kuqe gjatë këtij segmenti kohor, ndaj dhe fenomen quhet gjithashtu “hëna e përgjakshme”.
Mendohet të jetë eklipsi më i gjatë në 82 vitet e fundit, thanë astronomët.
Arsyeja për një kohëzgjatje të tillë është se hëna do të vendoset në njërën nga pikat më të largëta të Tokës, që do të thotë se hija e saj do të jetë më e madhe se gjatë eklipsit normal.