Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gangsterët shqiptarë një ‘tmerr’ i vërtetë për Francën dhe Gjermaninë

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Gangsterët shqiptarë një ‘tmerr’ i vërtetë për Francën dhe Gjermaninë

105 raste vjedhjesh në Gjermani dhe në Francë janë zbardhur dhe shkojnë në llogari të këtij grupi shqiptarësh. Vlera e dëmit të shkaktuar është rreth gjysmë milionë euro.

Gazeta “Badische Zeitung” i kushton një artikull në numrin e së mërkurës (11.07) rastit të arrestimit të një grupi vjedhësish nga Shqipëria, që vepronin në jug të Gjermanisë dhe në Francë. Aksioni ishte i koordinuar mes autoriteteve franceze, atyre gjermane, Europolit dhe policisë shqiptare. Në kuadër të këtij bashkëpunimi u realizuan në fillim të korrikut një seri kontrollesh nëpër shtëpi dhe restorante në Shqipëri, ku janë seksuestruar sende të vjedhura si dhe prova të tjera për veprimet e grupit. Vlerësimi i sendeve dhe provave do të pasojë. Si të dyshuar për vjedhjet janë marrë në arrest hetimor ndërkohë pesë persona.
Hetime afatgjata; Kontrolle janë kryer edhe në Gjermani në Ortenau, në Offenburg, ku brenda korrikut do të hapen proceset gjyqësore. Hetimet e kanë pasur fillesën e tyre, sipas një njoftimi të Prokurorisë, të Presidiumit të Policisë në Offenburg dhe Europolit, në fillim të vitit 2017, pasi në zonën e Rastatt, Offenburg dhe Freiburg ishin shtuar vjedhjet nëpër shtëpi. Atëherë qe arrestuar një nënshtetas shqiptar, ndërkohë që dyshimi ndaj dy shqiptarëve të tjerë nuk u provua tërësisht. Ndërkaq edhe autoritetet franceze hetonin ndaj një grupi shqiptarësh, që ishte i specializuar për vjedhje nëpër shtëpi në Europë. Në janar 2018 në Gjermani u arrestuan tre shqiptarë, pasi informacioni vinte nga autoritetet franceze të hetuesisë, që kishin vrojtuar se si grupi po e shtrinte veprimtarinë edhe në Gjermani. Hetimet e përbashkëta çuan në mars 2018 në gjurmët e një personi tjetër, që u arrestua në Paris. Gjatë këtyre proceseve arritën të zbardhen shumë vjedhje të kryera nëpër shtëpi.

Kontrolle edhe në Shqipëri: Duke pasur dyshime, që në grup vepronin edhe persona të tjerë hetimet u zgjeruan në bashkëpunim me Europolin e me policinë shiptare. Si rrjedhojë janë kryer dy takime pune nën drejtimin e Autoritetit Policor të Bashkimit Europian mes shteteve të prekura Gjermanisë, Francës si dhe Shqipërisë. Në këto takime janë përpiluar strategjitë e përbashkëta të veprimit. Puna efektive u mundësua edhe nga mbështetja financiare prej Zyrës Federale të kriminalistikës dhe nga projekti i BE-së, PRINZ. Ky projekt është pjesë e fondit të BE-së për sigurinë e brendshme.

Në kuadër të aksionit të emërtuar “Joint Action Day” u realizuan kontrolle në nëntë shtëpi në Shqipëri. Policia shqiptare veproi e autorizuar dhe me mbështetjen e autoriteteve hetimore franceze dhe gjermane si dhe nga Europoli. Në Shqipëri është arrestuar edhe një person, i cili do të përgjigjet para gjyqit në Tiranë për vjedhje të kryera në vitin 2017 në Europë. Grupi i shqiptarëve dyshohet të ketë kryer rreth 60 akte penale në Gjermani dhe 45 në Francë. Krahas parave cash janë vjedhur edhe bizhuteri e orë. Përmes hetimeve financiare janë zbuluar transfertat në para si dhe personat e tjerë të involvuar të grupit, prej më shumë se 40 vetësh. Aksioni i sukseshëm jashtë territorit të BE-së në Shqipëri, sipas deklaratës së shtypit, u bë i mundur falë mbështetjes nga Europoli në Hagë, shkruan “Badische Zeitung”./DW/

TË LIDHURA

Shehaj refuzon të lërë sallën, mbyllet seanca e Kuvendit
Politikë

Shehaj refuzon të lërë sallën, mbyllet seanca e Kuvendit

20:51 | 02/03/2026
Rrjolli/ Shehaj debat me socialistët, përjashtohet nga seanca
Politikë

Rrjolli/ Shehaj debat me socialistët, përjashtohet nga seanca

20:44 | 02/03/2026
DATA DHE ORA/ Berisha lajmëron protestën e radhës, kësaj here do të jetë te …
Politikë

DATA DHE ORA/ Berisha lajmëron protestën e radhës, kësaj here do të jetë te …

20:34 | 02/03/2026
Next Post
Kryeprokurorja te “Ligjet”, opozita kërkesë të beftë Ruçit

Kryeprokurorja te “Ligjet”, opozita kërkesë të beftë Ruçit

Fundi i iluzionit Brexit

Fundi i iluzionit Brexit

Trump trondit Merkel: Të ka futur në dorë Putin!

Trump trondit Merkel: Të ka futur në dorë Putin!







JU REKOMANDOJMË

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

SHBA paralajmëron qytetarët në Iran: Largohuni menjëherë, mund të dilni përmes Turqisë
Bota

SHBA paralajmëron qytetarët në Iran: Largohuni menjëherë, mund të dilni përmes Turqisë

by mirseda
21:03 | 02/03/2026
0

Departamenti i Shtetit ka lëshuar një alarm sigurie, duke këshilluar qytetarët amerikanë në Iran të kërkojnë strehim...

Shehaj refuzon të lërë sallën, mbyllet seanca e Kuvendit

Shehaj refuzon të lërë sallën, mbyllet seanca e Kuvendit

20:51 | 02/03/2026
Libani: Më shumë se 50 të vrarë dhe rreth 150 të plagosur nga sulmet izraelite në vend

Libani: Më shumë se 50 të vrarë dhe rreth 150 të plagosur nga sulmet izraelite në vend

20:49 | 02/03/2026
Rrjolli/ Shehaj debat me socialistët, përjashtohet nga seanca

Rrjolli/ Shehaj debat me socialistët, përjashtohet nga seanca

20:44 | 02/03/2026
DATA DHE ORA/ Berisha lajmëron protestën e radhës, kësaj here do të jetë te …

DATA DHE ORA/ Berisha lajmëron protestën e radhës, kësaj here do të jetë te …

20:34 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com