“Lufta” mes Paris Saint Germain dhe Barcelonës duket se do të vazhdojë edhe në këtë merkato vere. Janë sërish sheikët e Parisit që provokojnë katalanasit dhe në qendër të “konfliktit” është një yll i përfaqësueses braziliane. Një vit më parë parisienët rrëmbyen yllin brazilian Neymar Jr, duke paguar klauzolën e largimit të brazilianit nga Barça që kapte shifrën e 222 milionë eurove dhe duke thyer kështu çdo rekord në merkaton e transferimeve.PSG dështoi edhe këtë sezon që lamë pas në Champions League, për këtë arsye kërkon që të përforcohet më shumë. Dëshira e Neymar është që të luaj bashkë me Coutinhon, duket se ia ka vendosur ‘kusht’ francezëve në këmbim të qëndrimit të tij. Për këtë arsye sheikët nuk janë kursyer dhe flitet që kanë gati një ofertë prej 270 milionë euro, një shifër rekord por që vështirë të pranohet nga Barcelona e cila vetëm 6 muaj më parë nënshkroi me yllin e Liverpool.Kante dhe Coutinho janë dy objektivat e parizienëve në këtë merkato për të blinduar mesfushën. Klauzola e largimit të Coutinhos nga Barcelona është 400 milionë euro dhe nëse katalanët nuk praonojnë ofertën prej 270 milionë eurosh vështirë se PSG do të veprojë ashtu siç bëri me Neymar për të transferuar edhe Coutinhon në kryeqytetin francez.