Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

“A Space Odyssey”, 50 vjet nga filmi që hyri në histori

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
“A Space Odyssey”, 50 vjet nga filmi që hyri në histori

Kanë kaluar 50 vjet më parë kur filmi epik fantastiko-shkencor 2001: Një Odise e Hapësirës nga skenaristi Arthur C. Clarke dhe regjisori Stanley Kubrick, u hap në kinematë amerikane duke marrë vlerësime të përziera. Filmi pothuajse tre orë i gjatë ishte shumë i thellë dhe i ngadaltë për t’u vlerësuar nga publiku i gjerë në vitin 1968. Sot, gjysmë shekulli më vonë, filmi është një nga 100 filmat më të mëdhenj të Institutit Amerikan të Filmit të të gjitha kohërave.

Muzika e Valsit të Danubit Blu nga Johann Strauss i përputhet imazheve të qarta dhe që lëvizin ngadalë në hapësirë, të krijuara nga Kubrick: një spektakël mahnitës në ekranet e mëdha të lakuara të kinemave në vitin 1968.

Shumë njerëz i përshkruajnë efektet vizuale të filmit si ‘hipnozë’, duke përforcuar mesazhin e filmit “2001: Odiseja e Hapësirës”, se përparimi intelektual i njerëzimit u ndihmua nga inteligjenca e jashtëtokësorëve. Kubrick u largua nga imazhet stereotipe të jashtëtokësorëve.

Në vend të tyre, prania e jashtëtokësorëve shfaqet papritmas, përmes një monoliti të zi që transmeton sinjale që mësojnë majmunët antropomorfë se si të përdorin mjete për gjueti dhe mbijetesë. Miliona vjet më vonë, në botën e teknologjisë së lartë të vitit 2001, të imagjinuar nga Kubrick, jashtëtokësorët iu afruan sërish monolitit. Këtë herë, drejtkëndëshi i lëmuar stimulon njerëzit drejt një udhëtimi eksplorues në Jupiter.

“Ata shkojnë në Jupiter dhe aty ndodh transformimi.”

Douglas Trumbull ishte mbikqyrësi i efekteve fotografike në xhirimet e filmit. Gjatë realizimit katërvjeçar të filmit, ai ndihmoi Kubrick-in të krijonte teknika të reja filmimi që tregonin Dave Bowmanin, i vetmi astronaut i mbijetuar i anijes Spacecraft Discovery 1, duke bërë kontakt me jashtëtokësorët përmes një porte hynore dhe përfundimisht duke u zhvilluar në një entitet jo-trupor.

“Ishte ajo ideja që mund të fotografoje dhe të hapje lenten e kameras për një periudhë të gjatë kohore, disa sekonda, dhe të lëvizje dritat, t’i hapje dhe t’i mbyllje ato në modele që të krijonin rryma të dritave tre-dimensionale për portën hynore”.

Trumbull krahason inovacionin teknik të Kubrick-ut, që përdor struktura të rrotullueshme të lehta dhe filmimin në 360 gradë, me realizimin e realitetit virtual në kohën e sotme.

“Shumë njerëz duan të kenë realitetin e tyre virtual, duan të shkojnë në një dimension tjetër, duan të kenë një përvojë që tejkalon realitetin e tyre të përditshëm. Kjo është ajo që mendoj se premton realiteti virtual.”

Po aq e rëndësishme për teknologjinë e filmit është intriga që përfshin marrëdhënien antagoniste midis njeriut dhe inteligjencës artificiale. Hal, kompjuteri qendror i anijes dhe astronauti Bowman përleshen për të marrë kontrollin e anijes.

Bowman fiton dhe bën kontakt me jashtëtokësorët. Skena e fundit zhvillohet në një dhomë hoteli, që jashtëtokësorët e krijojnë nga kujtesa e tij. Në shtrat, Bowman, një njeri shumë i vjetër, po vdes para se të transformohet në një yll transparent, shkruan voa.

Për të festuar 50-të vjetorin e filmit, artisti Simon Birch rikrijoi skenën e dhomës së hotelit në Muzeun e Hapësirës në Uashington DC. Kuratori i shfaqjes Martin Collins shpjegon forcën e filmit.

“Filmi nuk kërkonte të jepte përgjigje specifike për pyetjet e mëdha. Cilat do të ishin frytet e eksplorimit të hapësirës, cili do të ishte kuptimi i mundshëm në kontaktin me jashtëtokësorët, cilat do të ishin transformimet që mund t’i ndodhin njerëzimit pasi të ndërmarr eksplorime jashtë planetit? Pra, të gjitha këto pyetje të mëdha janë nënkuptuar këtu në këtë dhomë. Shpresojmë që vizitorët të rrijnë pak dhe të mendojnë përse është këtu kjo dhomë dhe të mendojë për këtë grup më të madh pyetjesh që Kubrick dhe Clark paraqitën në filmin 2001 ((A Space Odyssey)).”

Tags: "A Space Odyssey"50 vjetfilmihistorihyri

TË LIDHURA

”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot
Kultura

”Do ta transformojë kryeqytetin në një destinacion europian”, Rama publikon fotot

11:54 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore në zemër të kryeqytetit francez
Kultura

Parisi nderon Ismail Kadarenë, pllakë përkujtimore në zemër të kryeqytetit francez

10:32 | 10/10/2025
Next Post
“Lavdi për Ukrainën”, FIFA merr vendimin për mbrojtësin kroat

“Lavdi për Ukrainën”, FIFA merr vendimin për mbrojtësin kroat

Plani ‘gjigant’ i Real Madridit, sakrifikohet Bale për një super sulmues

Plani ‘gjigant’ i Real Madridit, sakrifikohet Bale për një super sulmues

Edi Rama i prerë: Sheshi Skënderbej nuk preket më!

Edi Rama i prerë: Sheshi Skënderbej nuk preket më!







JU REKOMANDOJMË

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025
Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

Operacioni policor në Elbasan! Mes të shoqëruarve edhe Bujar Muça, pronar i ‘Delta Group’

16:59 | 13/10/2025




TË FUNDIT

Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës
Sport

Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës

by mirseda
14:44 | 15/10/2025
0

CR7 arrin në 41 gola në historinë e kualifikueseve të Kupës së Botës. Portugezi i ka mbushur...

I siguroi banesën për t’u fshehur në Tiranë Aldo Avdylajt, arrestohet 29-vjeçari me rrezikshmëri

I siguroi banesën për t’u fshehur në Tiranë Aldo Avdylajt, arrestohet 29-vjeçari me rrezikshmëri

14:42 | 15/10/2025
Ligji për barazinë do të votohet në Kuvend më datë 30 tetor.

Ligji për barazinë do të votohet në Kuvend më datë 30 tetor.

13:38 | 15/10/2025
Mashtrim me prokurë, i mori paratë nga llogaria e të burgosurit, nën hetim avokati Arben Lena

Mashtrim me prokurë, i mori paratë nga llogaria e të burgosurit, nën hetim avokati Arben Lena

13:13 | 15/10/2025
Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

Lefter Koka kërkon lirimin në Gjykatën e Posaçme

13:06 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com