Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës edhe Dashamir Hajha, 22 vjeç, personi i dytë i plagosur rëndë nga shembja e godinës në Laçit të shtunën, teksa mblidhte skrap. Ndërsa një ditë më parë ndërroi jetë shoku i tij, Dritan Lamaj, 27 vjeç.
Dy të rinjtë po tentonin të merrnin skrap kur muret dhe soleta e ish-uzinës së superfosfatit në Laç u shemb duke i zënë poshtë.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.