Kroacia kishte një shans të artë për të kaluar në avantazh përballë Rusisë. Ishte një krosim në zonë dhe Kramaric e hedh topin në zonën e Madzukic. Rrëmujë e madhe në zonë dhe topi shkon në këmbët e Perisic i cili ishte i vetëm dhe godet në drejtim të cepit të portës. I pafat lojtari i Interit, pasi topi prek në pjesën e brendshme të shtyllës dhe kalon gjithë pasqyrën e portës, por pa e kaluar vijën fatale.