Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka marrë pjesë në protestën e artistëve kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Në fjalën që mbajti para protestuesve Basha paralajmëroi kryeministri Edi Rama që të tërhiqet nga miratimi i projektligjit për teatrin nesër në Kuvend, pasi opozita nuk do e lejojë dhe do bëjë gjithçka për ta ndaluar.
Kryedemokrati deklaroi se do i bëjnë presion presidentit Meta që të mos dekretojë ligjin për Teatrin.
“Është asgjësuar Gjykata Kushtetuese. Prandaj shpejtojnë për vjedhjen. Rama me veglat e tij kanë ngut. Nëse nesër ka një Gjykatë Kushtuese ky ligj përfundon në kosh. Parimi numër një është se ligji duhet të jetë i përgjithshëm dhe jo për një person. Paralajmërimi im është që Rama të tërhiqet nga miratimi i ligjeve anti-kushtetuese sa nuk është vonë. Ligje të tilla janë shpallje lufte dhe ne do të dimë të përgjigjemi nesër brenda sallës, iu bëj thirrje socialistëve që nuk kanë në sofrën e krimit, t’i bashkohen protestës.
Ne do bëjmë gjithçka që ligji të mos kalojë nesër në Kuvend. Ne pas kësaj do i bëjmë presion Presidentit që të mos e dekretojë, i bëj thirrje ndërkombëtarëve që të mos mbyllin sytë dhe të gjithë këto nuk mjaftojnë do të jemi këtu me trupat tanë për ta mbrojtur në cdo formë. Ne brenda në sallë do bëjmë punën tonë, ndërsa ju jashtë do bëni punën tuaj për të ndaluar planin e grabitjes”- tha Basha.