Suedezët padyshim që kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme mbrëmë kundër Zvicrës. Ata arritën që të eliminon nga Kupa e Botës, përfaqësuesen e Zvicrës, duke e mposhtur me rezultatin 1:0. Kjo ka qenë një humbje e dhimbshme jo vetëm për zviceranët por edhe për shqiptarët, për faktin se më përfaqësuesen e Zvicrës luajnë futbollistë me origjinë nga Kosova. Ata padyshim që bënë krenarë çdo shqiptar anekënd botës, për gjestin që bënë pasi i shënuan dy gola përfaqësues serbe. Bëhet fjalë për Granit Xhakën dhe Gjerdan Shaqirin.
Por, shqiptarët nuk mundën që ta çonin Zvicrën në çerekfinalen e Kupës së Botës. Për këtë tifozët suedezë i kanë ironizuar me simbolin e shqiponjës futbollistë shqiptarë. Ata nuk kanë bërë shqiponjën, por kanë ironizuar më një gjest sikundër shikohet në fotot më postë. Për, këtë gjest kanë reaguar edhe mediat serbe, dhe kanë shkruar: “Tifozët suedeze kanë shpikur një shqiponjë te re shqiptare”./TIRANA TODAY/