Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ultimatumi i Beogradit, serbët braktisin FSK-në

8 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Ultimatumi i Beogradit, serbët braktisin FSK-në

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës dhe njohësit e zhvillimeve politike e kanë dënuar presionin e Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), të cilët kanë nisur të parashtrojnë kërkesat për dalje nga kjo forcë.

Në fakt, tetë pjesëtarë serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovës nga rajoni i Gjilanit kanë parashtruar kërkesat për dalje nga kjo forcë, për shkak të kërcënimeve dhe presionit gjithnjë e më të madh të Serbisë ndaj tyre, ndërkohë që lidhur me këto kërkesa, Ministria e Forcave të Sigurisë së Kosovës do të vendosë në gjashtë muajt e ardhshëm.

Presionet e Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së janë shpeshtuar në muajt e fundit, fillimisht me paraburgimet në vendkalimet kufitare me Serbinë, e më pas edhe me deklaratat e autoriteteve serbe se atyre iu kërcënohet dënimi deri me 10 vjet, për shkak të pjesëmarrjes në formacionet e huaja të armatosura.

Janë shënuar edhe disa raste të sulmeve me koktej molotovi ndaj pronës së këtyre pjesëtarëve.

Zëvendësministri i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, thotë për Radion Evropa e Lirë se presionet e Serbisë ndaj pjesëtarëve serbë të FSK-së janë duke u rritur, veçanërisht nga muaji mars i këtij viti dhe kjo ka shkaktuar panik tek disa individë. Siç ka theksuar ai, FSK-ja po bën përpjekje që të largojë presionet e tilla, por megjithatë, sipas tij, secili mund të vendosë për vete. Për këtë situatë, thotë zëvendësministri Ramadani, janë njoftuar të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë edhe NATO-n.

“Është krejtësisht e qartë se kërkesa për largim lidhet në formë të drejtpërdrejtë me presion e vazhdueshëm ndaj tyre dhe familjarëve të tyre, që kanë ndodhë sidomos gjatë këtyre muajve të fundit. Po flasim për pjesëtarët e FSK-së, të cilët kanë shërbyer për sigurinë e komunitetit të vet dhe për FSK-në, për vite të tëra. Është fatkeqësi veprimi i Serbisë ndaj serbëve të Kosovës dhe është krejtësisht e papranueshme kjo logjikë vullgare e reagimit”, tha Ramadani.

Ai shton se tashmë është e qartë që, siç i ka quajtur ai, politikave të vjetra të Serbisë u dhemb në mënyrë të jashtëzakonshme integrimi i serbëve në institucionet e Kosovës dhe besimi i tyre ndaj këtyre institucioneve.

Zëvendësministri Ramadani gjithashtu thotë se mbi 5 për qind e pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, i takojnë bashkësisë serbe dhe ata, para së gjithash, shërbejnë për sigurinë brenda bashkësisë së tyre, e më pas edhe për sigurinë e Kosovës dhe rajonit.

Rangjel Nojkiç, analist i çështjeve politike nga radhët e komunitetit serb, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se nuk sheh ndonjë ndryshim ndërmjet Policisë së Kosovës, në të cilën është integruar bashkësia serbe dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës, e cila ende nuk është ushtri.

“Në qoftë se kemi serbë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, por edhe në Ministrinë e FSK-së, atëherë nuk e kuptoj se pse nuk u lejohet serbëve të jenë edhe në ato Forca të Sigurisë. Këto janë dy binarë të tërësishëm që shfrytëzohen për tema ditore politike. Kjo gjendje i vë serbët në situatë krejtësisht të papërshtatshme. Në njërën anë kanë presion nga ana e Beogradit, me kërcënimet se do t’i burgosin kur të dalin nga territori i Kosovës dhe në anën tjetër, është krejtësisht normale që do të kenë presion edhe nga ana e institucioneve të Kosovës”, thekson Nojkiç.

Por, sipas tij, Beogradi sërish mund të thotë se serbët duhet të jenë në këtë forcë.

“Në qoftë se ato do të jenë forca që merren me sigurinë dhe nëse themi që siguria e serbëve është në rend të parë, atëherë është krejtësisht normale që serbët të jenë aty. Por, kjo do të ndodhë vetëm në momentin kur kjo do t’i nevojitet dikujt në Beograd, për poenë politikë. Në të kundërtën, ata njerëz do t’i lënë në stihi”, tha Nojkiç.

Në muajin Shkurt të këtij viti, në Zubin Potok, komunë kjo në veri të Kosovës, janë parë afishet, në të cilat në mënyrë të hapur kërcënohen pjesëtarët serbë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Afishet ishin të nënshkruara nga e ashtuquajtura “Armata e Veriut”, e cila ka bërë thirrje që këta pjesëtarë serbë të FSK-së, “të mos lejohen të jetojnë dhe punojnë në Zubin Potok dhe të mos lejohet që atyre t’iu ndihmojë Komuna e Zubin Potokut dhe kryetari i saj”.

Gjithashtu, në ato afishe, janë renditur emrat dhe mbiemrat e mjaft pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, me kërcënimin se nuk do të mund t’i ruajë as Policia e Kosovës e as komuna.

Në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, në Zubin Potok, në shtëpitë e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së, janë hedhur mjete shpërthyese. Ndërkaq, në gusht të vitit të kaluar, është evidentuar edhe tentimi për djegie të një automjeti, pronë personale e një pjesëtari serb të FSK-së.

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë 103 pjesëtarë nga bashkësia serbe.

Kosova po mëton t’i transformojë këto forca në Ushtri të Kosovës, por për këtë nevojiten ndryshimet kushtetuese, gjegjësisht, mbështetja e deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, të cilët tash për tash, janë kundër formimit të kësaj ushtrie./REL

Tags: BeograditBraktisinFSKserbetUltimatumi

TË LIDHURA

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit
Bota

Iran: Mbi 50 protestues të vrarë gjatë protestave të fundit

21:20 | 09/01/2026
Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore
Rajoni

Reshje të dendura bore përfshijnë Greqinë veriperëndimore

21:06 | 09/01/2026
Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi
Bota

Gaza: 13 viktima, përfshirë 4 fëmijë; akuza për shkelje armëpushimi

20:38 | 09/01/2026
Next Post
Bënte namin me kokainën në Itali, pjesë e bandës edhe këngëtari i njohur shqiptar (Foto-Video)

Bënte namin me kokainën në Itali, pjesë e bandës edhe këngëtari i njohur shqiptar (Foto-Video)

Emrat/Kush është çifti i moshuar, u gjet i vdekur në banesë

Emrat/Kush është çifti i moshuar, u gjet i vdekur në banesë

Policia greke përçan shqiptarët, merreshin me trafikun e kokainës

Policia greke përçan shqiptarët, merreshin me trafikun e kokainës







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi
Kosovo

E dhimbshme/ Familja shqiptare aksidentohet në Gjermani, ndërron jetë vogëlushi

by mirseda
22:36 | 09/01/2026
0

Një ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur opinionin publik, pasi një familje me origjinë nga Kosova, që...

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

Moti i keq, shërbimet e Policisë në gatishmëri të shtuar në terren

22:34 | 09/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

Përfshihet nga flakët një makinë në kryeqytet, nuk raportohet për të lënduar

22:05 | 09/01/2026
Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

Banorët e Thumanës prej katër ditësh nën ujë: Apel për ndihmë, po flenë jashtë dhe pa ushqime

22:02 | 09/01/2026
EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

EMRI/ Gjendet i pajetë një person në Elbasan, dyshimet paraprake

21:53 | 09/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com