Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

(Video) 17-vjeçari përlotet para Ramës: Me vështirësi mbaj familjen, babi më ka vdekur

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
(Video) 17-vjeçari përlotet para Ramës: Me vështirësi mbaj familjen, babi më ka vdekur

Kryeministri Edi Rama kishte vendosur që sot tu tregonte shqiptarëve se platformën e bashkëqeverisjes është funksionale dhe se qytetarët kanë gjetur zgjidhje tek ajo. Rama u shfaq në sallën e hartave në Kryeministri, nga ku qytetarët dhanë dëshmi të ndryshme, por dëshmia më prekëse ishte ajo e një 17-vjeçari nga Hasi.

Samuel Shatri, një adoleshent i cili mbante barrën e familjes që prej vdekjes së babait. Ai i ishte drejtuar platformës së bashkëqeverisjes për punësim pasi familja e tij, jetonte në kushte të vështira.  Adoleshenti u punësua në një kompani që po bën rrugën rurale në zonën ku banon.

Samueli dëshmoi se bashkë me nënën dhe 4 motrat ishin të pastrehë. Ata jetonin në shtëpinë e xhaxhallarëve dhe shtëpia ishte gati duke u shembur. Duke treguar vuajtjet e tij, 17-vjeçari nuk ka mundur t’i mbajë lotët dhe e ka ndërprerë rrëfimin me një lutje për kryeministrin.

“Zoti kryeministër, ju kam drejtuar një kërkesë në zyrën e bashkëqeverisjes dhe më jeni përgjigjur shumë shpejt. Në datë 20 kam filluar punë. Unë jam 17 vjeç, babi më ka vdekur në muajin shkurt. Më ka rënë një barrë e rëndë. Zoti kryeministër duhet të shohësh rastin tim. Kam nevojë për mbështetjen e tij. Nuk është problemi që vetëm unë të punësohem. Kam edhe 2 motrat më të mëdha edhe mamin që është e aftë për punë por edhe strehimi. Është një gjë që e kërkoj që kur sepse shtëpia ku jetojmë është e xhaxhallarëve. Vitin e kaluar kam qëndruar një muaj në një çadër, në shi por është e prishur. Kjo barrë që më ka rënë prej 4-5 muajsh është shumë e rëndë. Nuk ia dija as babait sepse doja vetëm të dilja të shëtisja me shokët. Këtë gjë e kuptova pas vdekjes së tij. Kërkoj vetëm strehim nga kryeministri Rama sepse shtëpia mund të shembet nga dita në ditë. Nuk është as e imja…”, tha mes lotësh Samueli.

Ndërkohë Rama tha se rasti i Samuelit nuk është një rast i izoluar por se strehimi është përgjegjësi e pushtetit vendor. Gjithsesi Rama tha se kjo nuk është një shmangie e përgjegjësisë për të adresuar rastin. Kryeministri ftoi qytetarët që duan të punojnë t’i drejtohen zyrës së bashkëqeverisjes.

“Rasti i Samuelit është një rast jo i izoluar por është një nga ato raste për të cilat patjetër që ne jemi shumë të angazhuar që t’i adresojmë por sigurisht kemi dhe ne kufizimet tona. Për shembull kur vjen fjala tek strehimi kjo është një temë ekskluzivisht e pushtetit vendor. Por thënë kjo, nuk dua në asnjë mënyrë që të heq nga vetja përgjegjësinë për të bërë përpjekjen e duhur dhe për të adresuar këtë rast konkret, ndërkohë që ajo që vlen të theksohet në dëshminë e Samuelit është se menjëherë kërkesës së tij për punë, duke pasur parasysh jo thjesht mundësitë fizike por edhe kualifikimin e munguar në këtë fazë të jetës së tij ne ju përgjigjëm dhe shfrytëzoj momentin për t’iu bërë thirrje të gjithë atyre që duan të punojnë dhe nuk e kanë kushtin o punë shteti o s’ka, që t’i drejtohen zyrës së bashkëqeverisjes ashtu sikundër mund t’i drejtohen drejtpërdrejt edhe zyrës së punës në zonën e tyre sepse jemi në një fazë të re të ecurisë së zyrave të punës dhe kemi çdo muaj qindra raste të zgjidhura”, u shpreh Rama.

TË LIDHURA

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet
Aktualitet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class
Aktualitet

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati
Aktualitet

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025
Next Post
Washington Post: Për shqiptarët, shqiponja është një histori krenarie

Washington Post: Për shqiptarët, shqiponja është një histori krenarie

Gjenocid ndaj shqiptarëve/Bukës i del boja, ngjyruesit shfaqin kancer

Gjenocid ndaj shqiptarëve/Bukës i del boja, ngjyruesit shfaqin kancer

Nuk kanë fund surprizat, Japonia i jep goditje të dyfishtë Belgjikës (Video)

Nuk kanë fund surprizat, Japonia i jep goditje të dyfishtë Belgjikës (Video)

JU REKOMANDOJMË

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025
FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

FOTO/ I mbijetuari i vetëm: “Dëgjova zhurma të mëdha, trupa rreth meje”

18:31 | 12/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025




TË FUNDIT

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor
Sport

Rikuperim i ngadaltë, mbrojtësi i Realit mungon deri në tetor

by mirseda
23:12 | 18/06/2025
0

Trajneri i Real Madrid, Xabi Alonso nuk do të ketë të disponueshëm mbrojtësin Ferland Mendy deri në...

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

Hoxha zbërthen mesazhet që Veliaj po nxjerr në tik tok, ja kujt i drejtohet

23:08 | 18/06/2025
Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

Aksident në autostradën Kavajë-Durrës, furgoni përplaset me një C-Class

22:32 | 18/06/2025
Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

Tirana ndan rrugët me trajnerin, Shkëmbi ikën nga bardheblutë

22:29 | 18/06/2025
Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

Hasmëria e vjetër apo konflikti me grupin e Vis Martinaj? Pse u eliminua ‘Sidi’ dhe i ati

22:12 | 18/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com