Nga ajo që sot e ndër vite trajtohet me të madhe, mafia shqitare përtej Adriatikut e më tej, pak përflitet mbi rrënjët të cilat i gjenden në të parin fenomen të pas ’90-ës pas hapjes me botën: prostuticionit. Ky i fundit nuk ka patur peshën e drogës e krimit në ligjërimin politik e social. Por ja që kohë pas kohë, vijnë lajme mbi vajza shqiptare të vrara apo masakruara, pasi kanë qenë ushtruese të prostitucionit. Megjithatë, edhe në debatin mediatik pak zë vend. Vite më parë, do ishte Majlinda Bregu, si gazetare, e cila do i kushtonte prostitucionit një seri emisionesh në TV Klan. Ndërsa si realizim filmik, filmi “Bolero” i Besnik Bishës, mbahet si më përfaqsuesi i kinemasë se pas ’90-ës, kushtuar kësaj plage të shoqërisë shqiptare.
Një detaj interesant na vjen nga Fabian Kati, një studiues i fenomeneve të emigracionit shqiptar, që nga mesi i viteve ’90-të do i kushtonte një trajtesë prostitucionit, sidomos atij në Itali.
Ai jep një të dhënë interesante aty, atë se nga vinin më së shumti prostitutat shqiptare, dhe se nga ato nuk vinin sa i përkiste hartës shqiptare, shkruan tesheshi.com
“Për të krijuar një ide të plotë duhet thënë se pjesa më e madhe e prostitutave vijnë nga krahina e Muzeqesë, kryesisht nga fshatrat; nuk mungojnë gjithashtu rastet kur prejardhja e tyre është prej krahinave veriore dhe qendrore të vendit, ndërkohë që nuk gjen thuajse fare në këtë hartë prostitucioni gra dhe vajza të ardhura nga zonat jug-lindore dhe jugore të vendit”, shkruan Kati.
Gjithashtu, ai shkruan dhe mbi kriminalizimin e prostitutës shqiptare, e cila nisi të realizonte beteja për zona influence, duke përdorur acidin si armë.
“Një fakt tjetër interesant është dhe mënyra e egërt me të cilën prostitutat shqiptare arrijnë të largojnë nga zonat e privilegjuara të prostitucionit rivalet e tyre italiane apo ato të kombësive të tjera, përfshirë këtu edhe afrikanet. Ato janë të gatshme të përleshën në ccdo ccast, në grup, me këto prostitute, për t’i larguar prej zonave ku ‘punojnë’. Shpesh ja arrijnë qëllimit vetëm me kërcënime, por, edhe kur nuk ia dalin, përdorin mjete terrorizuese. Kohët e fundit po përdoret gjithnjë e më shpesh arma e shishes së acidit, sidomos kundër rivalitetit të afrikaneve që tregojnë një rezistencë më të fortë se të prostitutave të tjera ndaj hegjemonisë së shqiptareve. Në afërsi të Pistojës, qytet i vogël i Italisë qendrore, u përdor për herë të parë me ‘sukses’ kjo armë. Një nigerianeje që nuk bindej të linte vendin e saj, iu vërvit në fytyrë një shishe me acid. Që nga ky moment, prostitutat shqiptare ‘bëjnë ligjin’ me shishet e acidit në ccanta e xhepa”, shkruan Kati në trajtesën e tij hulumutuese “Mbi emigracionin shqiptar-vështrim mbi gjendjen aktuale në Itali”.