Ish-futbollisti Oni Hysenbelliu, gjithmonë merr vëmendjen e mediave rozë për çfarë ai bën. Fotot e tij komentohen gjerësisht, e një interes të shtuar ka edhe jeta e tij personale, për të cilën ai nuk zbulon asgjë.
Në intervistën e dhënë në “Top Arena”, Oni nuk ka fshehur dëshirën që një ditë të bëhet president.
“Pse jo?”, tha ai, ku më pas sqaroi: “Që të bëhesh president, për mua nuk do të thotë të jesh pjesë e politikës. Sot, mund të lindësh nga sporti, apo çdo fushë e të bëhesh president. S’është e thënë që ai që duhet të bëhet president, të jetë patjetër pjesë e politikës”, tha Hysenbelliu.
Por çfarë duhet të ketë mbi të gjitha një president, sipas tij? “Një president duhet ta dojë vendin më shumë se shtëpinë e vetë. Unë jam nga ata persona që për dashurinë e këtij vendi, do lija gjithçka”, përfundoi ai.