Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në Shkodër. Sipas raportimeve të para ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rrencit në njësinë administrative Guri i Zi.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjeti tip Benz me mjetin tip Opel, ku për pasojë janë lënduar 6 shtetas, V.N. 35 vjeç, M.N.38 vjeçe, E.N. 6 vjeç, L.N. 17 vjeçe, M.N. 13 vjeç dhe K.V. 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Guri i Zi, të cilët po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Shkoder, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje ku po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.