Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Vajza ‘qetëson’ prindërit pas dy divorceve: Ky ishte fati im

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Vajza ‘qetëson’ prindërit pas dy divorceve: Ky ishte fati im

“Të jetosh për vetveten, jo për të tjerët”, kjo është ajo çfarë ka kuptuar Ermelinda pas dy martesave të dështuara ndër vite. Në të dyja rastet familja ka qenë “shkuesi” i martesave të saj.

Megjithëse kjo është thjesht një rastësi e fatit, babai i saj ndihet në faj. Vajza erdhi tek emisioni “E Diela Shqiptare” në TV Klan për t’i thënë prindërve që të lirohen nga kjo barrë dhe se pavarësisht gjithçkaje ajo ndihet e lumtur.

Prej tre vitesh ajo jeton në Zvicër, vend i cili i ka ofruar mundësi të reja për të punuar e për ta parë jetën në një tjetër këndvështrim. Duke qenë mësues me profesion, babai i saj Aliu nuk e ka patur të lehtë të pranojë faktin që vajza nuk vazhdoi studimet e larta dhe se bashkëjetesa i qëlloi dy herë me personat e gabuar. Përtej dëshirës së prindit për ta parë fëmijën të jetë i lumtur e të ecë përpara, është edhe opinioni i zonës ku jetojnë ai që i vret vazhdimisht.

Pasi mbaroi gjimnazin, 12 vite më parë, Ermelinda nuk dëshironte të vazhdonte shkollën e lartë megjithëse babai i saj i lutej sepse donte të vazhdonte në gjurmët e tij. Në moshën 19-vjeçare u fejua me shkuesi me një person, të cilin ia sugjeruan prindërit. Pas një bisede jo më shumë se 30 minuta dy të rinjtë i dhanë fjalën njëri – tjetrit dhe këtu nisi bashkëjetesa e tyre. Ajo shkoi të jetonte tek familja e të fejuarit dhe vetëm dy ditë më pas filluan sherret me vjehrrën. “Një nuse duhet të ngrihet në mëngjes e t’i bëjë kafen vjehrrit dhe vjehrrës. Një nuse duhet të lajë, të shpëlajë, të pastrojë e të kujdeset për shtëpinë”, kanë qenë fjalët tipike të vjehrrës së Ermelindës, si pikënisje për grindjet e vazhdueshme.

Megjithëse bashkëshorti i kishte thënë që të mos i jepte rëndësi fjalëve të nënës së tij, ai u largua drejt Greqisë si emigrant dhe nuses së re i duhej të përballej çdo ditë me “tekat” e vjehrrës, që i shtonte sulmet nga dita në ditë.

Ermelinda tregoi se ajo bënte çdo përpjekje për ta ulur, ofenduar dhe dekurajuar që të vazhdonte martesën. Gjërat arritën deri aty se vjehrra i thoshte “vizitohu sepse duhet të jesh e sëmurë me leuçemi që je kaq e dobët”. Rezultatet e analizave duhej t’ia jepte vjehrrës për të provuar të kundërtën që nuk kishte asnjë problem shëndetësor.

Ajo kontrollonte telefonatat që Ermelinda bënte me bashkëshortin në Greqi, kontrollonte paratë që ai i dërgonte dhe duke parë se çifti i ri e mbante konstante lidhjen pavarësisht sulmeve, ndoqi taktikën tjetër. Filloi t’i fliste keq të birit për nusen dhe ai fatkeqësisht besoi të ëmën. Rralloi telefonatat deri në heshtjen e plotë. Kështu u prish martesa e parë, pa i shijuar asgjë të bukur, por vetëm grindje e intriga.Normalisht që prindërit e Ermelindës e përjetuan shumë keq këtë që i ndodhi vajzës së tyre, por dy vite më vonë i sugjeruan një tjetër person për të lidhur jetën. Me keqardhje Ermelinda kujtoi se u përsërit e njëjta histori.

“E meta e tij ishte sepse ai pinte alkool dhe luante bixhoz dhe kur e kam marrë vesh këtë më ka rënë si bombë”, rrëfeu ajo. Të gjitha problemet dhe sfidat që u përballën, ajo i ka kaluar vetë dhe me ndihmën e familjes, pasi bashkëshorti i dytë nuk kontribuonte në asgjë. Pas 8 vitesh martesë, duke provuar fatin sa në Shqipëri dhe jashtë saj, Ermelinda vendosi t’i thotë “stop” vuajtjeve. Ajo kishte filluar ta donte atë person me gjithë të metat e tij, por duke e parë se ai nuk kishte dëshirë të ndryshonte, mori vendimin që të mos vuajë më as ajo e as familja e saj.

Ndërkohë që Ermelinda e ka kaluar tashmë këtë kapitull të errët në jetën e saj, ata të cilët ndihen në faj dhe ende nuk e mbledhin veten, janë prindërit e saj. Prindërit ndihen në faj që nuk kanë këmbëngulur që vajza të vazhdojë studimet e larta dhe mbi të gjitha që i kanë sugjeruar dy persona, të cilët jo vetëm që nuk arritën të krijojnë një familje të shëndoshë, por i morën disa nga vitet e rinisë vajzës së tyre.

“Unë vërtetë nuk vazhdova shkollën e lartë, por kam vazhduar shkollën e jetës që ndonjëherë është akoma më e vlefshme. Më ka bërë kjo që unë jam sot. Nuk dua të shoh më lot në sytë tuaj sepse dhe në sytë e mi kanë mbaruar tashmë lotët. Unë e kam gjetur lumturinë e shpirtit tim dhe nuk dua të merakoseni për mua e të ndiheni fajtorë apo të dëgjoni opinionin publik. Ky ishte fati im. Unë prej një viti kam parë vetëm gjëra të bukura”, u tha Ermelinda prindërve në studion e emisionit “E Diela Shqiptare”.Betejën më të madhe çdo njeri e ka me vetveten për të kuptuar rrugën që të çon drejt lirisë personale, pa cenuar atë të tjetrit. Ermelinda ka krijuar “imunitet” ndaj opinionit të të tjerëve dhe këtë gjë kërkon që ta kenë dhe prindërit e saj. Në fund të fundit, si i thonë? Çfarë nuk të vret, të bën më të fortë!/tvklan.al/

TË LIDHURA

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.
Aktualitet

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

17:09 | 24/12/2025
Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin
Aktualitet

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

16:49 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…
Kryesore

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
Next Post
(Video) Basha paralajmëroi 3 ditë më parë kapjen e Toyota Yaris me miliona euro

(Video) Basha paralajmëroi 3 ditë më parë kapjen e Toyota Yaris me miliona euro

Makina me para në Portin e Durrësit/Numërohen 5 milionë euro, 3 të shoqëruar

Makina me para në Portin e Durrësit/Numërohen 5 milionë euro, 3 të shoqëruar

Japonia dhe Senegali ndahen në “paqe”, barazimi iu vlejti të dyjave

Japonia dhe Senegali ndahen në "paqe", barazimi iu vlejti të dyjave







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Dalin PAMJET e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali! Përdornin çarçaf si litar!
Rajoni

Dalin PAMJET e bandës shqiptare të “skifterëve” në Itali! Përdornin çarçaf si litar!

by mirseda
18:05 | 24/12/2025
0

Pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve” shqiptarë janë publikuar. Shqiptarët e moshës...

Intervista e Albin Kurtit për AFP: Normalizimi i raporteve me Serbinë, shumë i vështirë

Intervista e Albin Kurtit për AFP: Normalizimi i raporteve me Serbinë, shumë i vështirë

18:02 | 24/12/2025
Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

Meta mesazh urimi besimtarëve të krishterë.

17:09 | 24/12/2025
Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

Bllokohen 5 ton ushqime, drejtoria rajonale e AKU në Tiranë gjobit subjektin

16:49 | 24/12/2025
“Bulevardi nuk do të jetë për një apo dy ditë”, paralajmëron Berisha: Protestat do të vazhdojnë…

Berisha: Krishtlindjet e tjera t’i festojmë në liri

16:37 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com