Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Bënë shqiponjën me duar/ FIFA gati të marrë vendimin drastik ndaj Xhakës dhe Shaqirit

7 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Bënë shqiponjën me duar/ FIFA gati të marrë vendimin drastik ndaj Xhakës dhe Shaqirit

Lojtarët e skuadrës kombëtare të Zvicrës Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin dy heronjtë e helvetëve në fitoren e ndeshjes ndaj Serbisë.

Si për t’i dhënë një domethënie edhe më të madhe ndaj kundërshtarit që kishin përballë, të dy lojtarët me origjinë shqiptare festuan duke kryqëzuar duart në formën e simbolit kombëtar shqiptar. Një gjest që tashmë është bërë shumë i njohur që nga bota e filmit, muzika, e deri tek futbolli natyrisht.

LEXO EDHE: Shqiponjat “pushtojnë” Rusinë, Xhaka dhe Shaqiri përmbysin Serbinë (Video)

Por, ata që nuk e kapërdijnë dot, janë serbët si gjithmonë. Aq sa pas ndeshjes mediat serbe dhanë alarmin se Xhaka dhe Shaqirin bënë simbolin e flamurit kombëtar shqiptar. Dhe për këtë arsye, sipas medias serbe FIFA duhet t’i dënojë të dy lojtarët që hodhën nokaut Serbinë, e cila tashmë ka shumë pak shanse për të kaluar grupin e këtij botërori, shkruan Tirana Today. 

LEXO EDHE: Lajthitin mediat serbe: FIFA, dënoje Xhakën dhe Shaqirin (Video)

Me sa duket serbëve vazhdon t’u qëndrojë ende në kokë droni i hedhur në stadiumin e Partizanit të Beogradit në tetorin e vitit 2014, në ndeshjen me Shqipërinë, e cila më shumë se sa futboll u shndërrua në një arenë grushtesh dhe shkelmash, ndërsa tifozët serbë lëshonin kore raciste nga shkallët e stadiumit.

Për këtë arsye, janë provokuar edhe nga gjesti i dy lojtarëve me origjinë shqiptare. Gjesti u kap nga shumë media botërore. Midis tyre edhe ajo angleze. Ndërsa “The Indipendent” shkon më tej duke i fryrë histerisë serbe. Ajo shkruan se Xhaka dhe Shaqiri mund të dënohen nga FIFA për gjestin e tyre në ndeshjen ndaj Serbisë, me argumentin se nuk mund të ngatërrohet futbolli me politikën.

“Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri mund të përballen me dënime ose sanksione për përdorimin e simbolit nacionalist shqiptar, gjatë festimit të golit në fitoren dramatike të Zvicrës 2-1 ndaj Serbisë, mbrëmjen e së premtes për Kupën e Botës, Rusi 2018” , shkruan The Indipendent.

Granit Xhaka

Granit Xhaka, i ati i të cilit (Ragip Xhaka) ka qenë i burgosur nga regjimi i Ish-Jugosllavisë pas protestave për pavarësinë e Kosovës, festoi golin e barazimit me duart e tij të hapura dhe duke “rrahur” gishtat e tij. Gjesti është referencë për – shqiponjën dykrenore të flamurit kombëtar shqiptar.

Shaqiri

Shaqiri, i cili ka lindur në Kosovë, mban në këpucën e tij flamurin Kosovës dhe atë të Shqipërisë, festoi në të njëjtën mënyrë kur shënoi golin e përmbysjes dramatike. Por, sipas medias angleze, festimet rrezikojnë të ndezin tensionet mes shqiptarëve etnikë dhe serbëve nacionalistë në Kosovë dhe më gjerë.

Institucionet politike të Kosovës me shumicë shqiptare shpallën pavarësinë nga Serbia në vitin 2008. Ndërsa Serbia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës edhe pse ka kaluar një dekadë.

“Xhaka dhe Shaqiri mund të përballen me dënime nga FIFA, si organi qeverisës i futbollit botëror, nëse festimet e tyre do të konsiderohen shfaqje të simboleve politike”, shkruan tekstualisht media angleze.

Shaqiri reagoi me një emocion të veçantë pas shënimit të golit. “Unë mendoj se në futboll ka gjithnjë emocione. Ju e patë se çfarë bëra unë! Dhe ajo që bëra ishte vetëm pjesë e emocionit që të jep futbolli. Jam shumë i lumtur për rezultatin e ndeshjes. Ndërsa për pjesën tjetër nuk është koha që të flasim për të”, u shpreh Shaqiri.

Petkoviç

Nga ana e tij, trajneri i Zvicrës, Vladimir Petkoviç shpreson se skuadra e tij nuk do të penalizohet nga FIFA për shkak të simboleve me të cilat festuan Xhaka dhe Shaqiri.

“Nuk duhet ta përzieni politikën me futbollin. Emocionet shfaqen edhe në këtë mënyrë. Janë gjëra që ndodhin. Mendoj se të gjithë së bashku duhet ta mbajnë larg politikën nga futbolli dhe të përqendrohemi tek ky sport, si një lojë e bukur dhe që i bashkon njerëzit”, përfundoi Petkoviç.

TIRANA TODAY

Tags: drastikduarFIFAShaqiritshqiponjënVendiminXhakës

TË LIDHURA

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore
Aktualitet

Durrës/ Aksident në rrugën ‘Taulantia’, makina përplas dy gra këmbësore

19:26 | 25/10/2025
Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona
Aktualitet

Tragjedi në brigjet e Turqisë, përmbytet një gomone me emigrantë, humbin jetën 14 persona

21:17 | 24/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital
Sport

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Next Post
Video për të mos u humbur/Shikoni i tërbojnë tifozët shqiptarë ata serbë në….

Video për të mos u humbur/Shikoni i tërbojnë tifozët shqiptarë ata serbë në....

Fustan të kuq e gjoksin jashtë, Luana Vjollca tifozja më seksi

Fustan të kuq e gjoksin jashtë, Luana Vjollca tifozja më seksi

Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit çmend edhe Putinin

Shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit çmend edhe Putinin







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

Magazina plot me produkte bujqësore të skaduara në Fushë-Krujë, arrestohet pronari

15:06 | 23/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025




TË FUNDIT

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje
Bota

Trump para udhëtimit në Malajzi: Asnjë takim me Putinin pa marrëveshje paqeje

by mirseda
22:17 | 25/10/2025
0

Presidenti amerikan Donald Trump, në nisje të një udhëtimi në Malajzi, ka deklaruar se nuk do të...

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

Kosovë: Qeveria e re pritet të formohet të dielën; mund të ketë zgjedhje nëse dështon votimi

22:14 | 25/10/2025
Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

Lituania mbyll përsëri aeroportin e Vilniusit për shkak të dronëve në hapësirën ajrore

21:50 | 25/10/2025
Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

Rama: Marrëdhënie shumë miqësore me Kurtin, por dallime në këndvështrime

21:01 | 25/10/2025
Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

Pakistani paralajmëron për ‘luftë të hapur’ me Afganistanin nëse bisedimet dështojnë

20:39 | 25/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com