Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Koncesioni i naftës, Gjiknuri hap portat për kompaninë e lidhur me Gazprom

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Damian Gjiknuri i zhytur në luks! Po 479 milion euro kush i përlau?

Nëpërmjet një vendimi të marrë me 19 qershor, ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri i ka kërkuar kompanisë shtetërore të naftës Albpetrol, që të bëjë kërkese në Agjencinë Kombëtare për Burimet Natyrore për pajisjen me licencë marrëveshje të kompanisë Transoil Group AG, për vendburimet Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë.

“Shoqëria Albpetrol Sh.a me shkresën nr.4834 me datë 07.07.2018, ka dërguar në MIE, miratimin e Termave dhe Kushteve Kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure për zhvillimin prodhimin e hidrokarbureve në vendburimet Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë,” shkruhet në vendimin e firmosur nga ministri Damian Gjinknuri.

“Shoqëria Albpetrol Sha informon së bashku me kompaninë Transoil Group AG, ka negociuar dhe nënshkruar Termat dhe Kushtet Kryesore të Marrëveshjes Hidrokarbure për vendburimin Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë,” shton vendimi

Firmosja e marrëveshjes midis Albpetrol dhe Transoil Group AG, pason finalizimin e një gare të mbajtur më 31 mars nga Albpetrol, ku Transoil Group AG u shpall fitues mes nëntë kompanive ndërkombëtare pjesëmarrëse.

Një investigimin i BIRN i publikuar me 6 qershor, zbuloi se kompania fituese Transoil Group – e cila administrohet në Shqipëri nga Shefqet Dizdari, ka lidhje biznesi me kompaninë Gazprom Neft në pronësi të gjigandit rus të prodhimit të gazit, Gazprom. Gazprom zotërohet në 50.23 për qind të aksioneve nga qeveria ruse.

Lidhjet e biznesit me kompaninë ruse nuk janë të vetmet pikëpyetje mbi mënyrën se si kompania e naftës, e regjistruar në Zvicër dhe me pronarë të panjohur, u shpall fituese e tenderit për fushat naftëmbajtëse Cakran-Mollaj, Gorisht-Kocul dhe Amonicë.

Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojnë se në momentin që u hapën ofertat, pagesa e Transoil Group për marrjen e paketës së të dhënave për vendburimet nuk kishte mbërritur ende në llogarinë e Albpetrol. Këto dyshime shtohen edhe nga fakti që gjatë tenderit, vëllai i drejtorit të Albpetrol, Kastriot Bejtaj punonte si drejtues teknik i operacioneve hidrokarbure në fushën e Visokës për llogari të Transoil Group Sh.a – një konflikt interesi për të cilin ministri Gjiknuri ishte në dijeni.

Kompania Transoil Group Sh.a ka pasur gjithashtu detyrime të mbartura ndaj Albpetrol nga operacionet e saj të mëparshme në fushën e Visokës si dhe ka regjistruar përplasje me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, AKBN për shkelje të vazhdueshme të marrëveshjes hidrokarbure.

E pyetur nga BIRN ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës ka hedhur poshtë akuzat për konflikt interesi, ndërkohë që ka nënvizuar se Gazprom Neft nuk kishte të drejta mbi fushat hidrokarbure në Shqipëri.

Nëpërmjet vendimit të datës 19 qershor ministri Gjiknuri ka kërkuar nga AKBN që të përgatisë Licensë Marrëveshjen për tre fushat e naftës me kompaninë Transoil Group AG. Për të hyrë në fuqi kjo marrëveshje duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave./BIRN/

Tags: E lidhurGazpromGjiknurihapi naftëskompaninëKoncesioniportat

TË LIDHURA

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”
Politikë

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”
Politikë

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt
Politikë

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Next Post
Kroacia nuk ndalet, perla e Modric fundos Messin me shokë (Video)

Kroacia nuk ndalet, perla e Modric fundos Messin me shokë (Video)

Hakmarrje e dhimbshme, Kroacia “zhduk” Messin me shokë nga fusha (Video)

Hakmarrje e dhimbshme, Kroacia “zhduk” Messin me shokë nga fusha (Video)

“Refugjatët”/Çani: Jemi nevojtore e Evropës. Manjani: Do paguajë populli

“Refugjatët”/Çani: Jemi nevojtore e Evropës. Manjani: Do paguajë populli







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com