Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA-të vendosin të dëbojnë emigrantët pa dokumente

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA-të vendosin të dëbojnë emigrantët pa dokumente

Ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve përgatitet për të votuar këtë javë në lidhje me reformën në ligjin e imigracionit, administrata e Presidentit Trump i doli në mbrojtje ndarjes së fëmijëve imigrantë pa dokumente nga prindërit e tyre.

Dikur një praktikë e rrallë, tani punonjësit e rendit ndajnë rregullisht familjet që kërkojnë azil apo përpiqen të futen në Shtetet e Bashkuara në rrugë të paligjshme. Afërsisht 2 mijë fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre gjatë një periudhe gjashtë javore deri në fund të majit, thanë zyrtarë të administratës javën e kaluar.

Pamjet e publikuara nga qeveria amerikane tregojnë kushte humane në një vend strehim për fëmijët. Por zemërimi po rritet lidhur me politikën e “tolerancës zero” të administratës për kalimet e paligjshme në kufi.

Komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra’ad Al Hussein, tha të hënën se pengesa e prindërve duke shkaktuar abuzim ndaj fëmijëve është e “padrejtë”.

“Zoti President, njerëzit nuk humbasin të drejtat e njeriut duke kaluar kufirin pa viza”, tha zoti Zeid.

Mbrotja e Politikës

Presidenti Trump vazhdon ta shohë debatin për imigracionin përmes lentes së sigurisë publike, duke përmendur shpesh anëtarë të një bande kriminale nga Amerika Qendrore, ndërsa kërkon politika më të rrepta.

Presidenti po ashtu ka fajësuar vazhdimisht demokratët për të ndarjet e familjeve, duke pretenduar në mënyrë të gabuar se ata janë përgjegjës për situatën. Administrata aktuale po zbaton politikën e arrestimit të të gjithë imigrantëve që kalojnë kufirin në rrugë të paligjshme, përfshi ata që kërkojnë azil, dhe meqenëse fëmijët nuk mund të dërgohen në të njëjtat qendra ndalimi, ata po ndahen nga prindërit e tyre.

“Demokratët duhet të bashkëpunojnë me homologët e tyre republikanë për të zgjidhur disa çëshjte së sigurisë kufitare. Mos prisni deri pas përfundimit të zgjedhjeve, sepse ju do humbisni”, tha zoti Trump mbrëmjen e së dielës përmes një postimi në rrjetin social Twitter.

Republikanët e zotit Trump kanë shumicën në të dy dhomat e Kongresit. Presidenti ka në plan të takohet të martën me shumicën republikane të Dhomës së Përfaqësuesve për të diskutuar dy projektligje të propozuara nga ata për reformën e imigracionit.

Që të dy propozimet do të siguronin status ligjor për qindra mijëra imigrantë pa dokumente të sjellë në Shtetet e Bashkuara si fëmijë. Propozimet po ashtu do të bënin ndryshime gjithëpërfshirëse në ligjet aktuale të imigracionit të ligjshëm si dhe do të shtonin sigurinë kufitare. Nuk është e qartë nëse propozimet do të marrin vota të mjaftueshme.

Ekspertë të imigracionit dhe specilistë ligjorë thonë se administrata Trump po i interpreton ligjet aktuale si asnjë administratë tjetër. Demokratët e kanë dënuar si politikën ashtu edhe logjikën e administratës për të zbatuar atë politikë.

“Në botë dihet se njerëzit mund të kërkojnë azil, përveç me sa duket në Shtetet e Bashkuara”, u shpreh Nancy Pelosi, udhëheqëse e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve.

Protesta në Teksas

Gjatë fundjavës u zhvilluan disa protesta në mbarë vendin ndërsa ligjvënës, udhëheqës fetarë dhe shtetas amerikanë kritikuan politikën për ndarjen e familjeve.

Ligjvënësi demokrat nga shteti i Teksasit, Beto O’Rurke udhëhoqi qindra njerëz në një marshim të dielën në Tornillo të Teksasit, vend ku qeveria po mban disa prej fëmijëve të ndarë nga familjet e tyre. Qëllimi i marshimit, tha ai, ishte të “ndihmonte vendin të ndërmerrte vendimin e duhur, dhe pjesë e saj është njohja e situatës”.

Zotit O’Rurke, i cili po sfidon senatorin republikan Ted Cruz, iu bashkua edhe kongresmeni Joe Kennedy i Masaçusets, po ashtu demokrat. Udhëheqësi fetar Franklin Graham, një mbështetës i zëshëm i Presidentit Trump, po ashtu foli kundër politikës së ndarjes së familjeve, shkruan voa.

Zonja e Parë, Melania Trump publikoi një dekleratë që duket se kundërshton politikën e bashkëshortit të saj.

“Zonja Trump urren të shohë fëmijët që ndahen nga familjet e tyre dhe shpreson që të dy palët të bashkëpunojnë që të arrijnë një reformë të suksesshme imigracioni. Ajo beson se ne duhet të jemi një vend që zbaton të gjitha ligjet, por edhe një vend që qeverisë me zemër”,thuhet në dekleratën e publikuar të dielën nga zyra e saj.

Ish zonja e parë, Laura Bush shkroi në gazetën “Washington Post” se politika ishte mizore dhe imorale.

“Qeveria jonë nuk duhet të merret me futjen e fëmijëve në dyqane të konvertuara si qendra strehimi apo hartimin e planeve për t’i vendosur ata në tenda në një shkretëtirë pranë qytetit El Paso. Këto imazhe të kujtojnë kampet japoneze të Luftës së Dytë Botërore, që tani konsiderohen si një prej episodeve më të turpshme në historinë e Amerikës”, thuhet mes të tjerash në artikullin opinionist të zonjës Bush në gazetën Washington Post.

Tags: emigrantetpa dokumenteSHBA-tëtë dëbojnëvendosin

TË LIDHURA

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane
Bota

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

22:38 | 25/08/2025
Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%
Bota

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

22:09 | 25/08/2025
Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme
Bota

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

21:43 | 25/08/2025
Next Post
Super asist De Bruyne dhe Lukaku dërgon topin në rrjetë (Video)

Super asist De Bruyne dhe Lukaku dërgon topin në rrjetë (Video)

Belgët nuk ndalen, shënojnë të tretin dhe konfirmohen pretendentë (Video)

Belgët nuk ndalen, shënojnë të tretin dhe konfirmohen pretendentë (Video)

Refugjatët drejt Shqipërisë, tani po kërkojnë azil

Refugjatët drejt Shqipërisë, tani po kërkojnë azil

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025




TË FUNDIT

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin
Politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për mediat polake: Rusia, Kina dhe Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin

by mirseda
22:45 | 25/08/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Poloni, në një intervistë për televizionin polak “TVP ëorld”...

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

Trump në rolin e “biznesmenit”, i kërkon presidentit të Koresë së Jugut tokat ku ndodhen bazat amerikane

22:38 | 25/08/2025
Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

Trump: Kina të na japë lëndën e magnetit, përndryshe tarifa 200%

22:09 | 25/08/2025
Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

Aksident fatal në Vorë, shoferi përplas për vdekje këmbësorin

21:57 | 25/08/2025
Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Krizë politike në Francë! Kryeministri mund të rrëzohet nga detyra, vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të parakohshme

21:43 | 25/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com