Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

“Gjykatës? Artistë? Politikanë? Jo vëlla, kur*a të paanshme a mund të kemi?

7 vjet ago
in Të Gjitha
“Gjykatës? Artistë? Politikanë? Jo vëlla, kur*a të paanshme a mund të kemi?

Nga: Ilnisa Agolli

Panamaja po jeton ëndrrën më të madhe në këtë botëror, por ne jemi grykëzënë siç na ka hije tavolinave me birrë dhe shesim për një skedinë tradicionale tipike dy grosh edhe ato që në fakt duhet të fshehim : Tanët brirë! Panamaja , po jeton ëndrrën e saj dhe ne nuk po e kuptojmë që në fakt nuk kemi më kohë për përsëritjen e të njëjtës histori ; prapë për këllirë. “Këllirë? E, mo e, këllirë, e drodhi e pe? U shit, po për sa? Na e futi ,kurvë mo… Të thash mos u merr. Hajde, hajde se ka për ta parë.” Çfarë po ndodh në këtë vend kështu? ” Kurvat jane njësoj, i dallojnë vetëm llojet e kurvërirave. ” – thotë Bukowski. E thotë edhe gjykatësi, e thotë artisti, edhe politikani bashkë me ne që bëhemi a dot jo dymbëdhjetë qytetarë , e, që po përhapim në këtë vend më përafërsinë e një qelie dhe depoje, murtajën. Ç’skuadër e trishtë. Qytetarë apo gjynafqarë* ?

Bashkë dhe nuk jemi njësoj! Mjaftonte pak, si kurvat e Bukowskit dhe do ishim të lumtur mbase. Ato ëdërrojnë sikur bëjnë dashuri në Panama me një burrë që i rrëfen dhe pak histori, ashtu,me një puro në dorë , që nis e i flet për kulturën në shekullin e XX., ndërsa ka në përafërsinë e së njëjtës depo, aty në atë dhomë hoteli …gjithcka. Dhe këtë nuk e kupton menjëherë, por fill pasi sheh sytë e saj gjithë jetë për të dëgjuar kulturë dhe zmadhuar në çastin kulmor ata irisë të zinj dhe pritur. Ç’do të ndodhte? Kaq! Ai e shijoi këtë pjesë më shumë se çdo herë në fakt këtë fakt tragjik për shumë krijues, të cilët duke besuar se i kundërqendronin Pushtetit dhe komercializmit …padashur iu dorëzuan aventurës avangardiste.

Por ajo e hidhte poshtë për dreq, gjithë rrugën e klasikes, përsosmërisë dhe idealit të TRINITETIT TË SHENJTË- Bukurisë, Mirësisë dhe Dashurisë. -Ata e pësuan!, më hidh dhe pak whiskey krijesë e bukur dhe e brishtë. Natyrisht pati dhe nga ata që filluan të kuptonin se si pihet një i tillë whiskey, vazhdonte ai…dhe ata doemos u ndanë nga kjo rrugë me kohë dhe përqafuan mundësitë për të ecur përpara ( si ajo me taka që pe në ekran apo ai me atë kollaren që pretendon të kapë) duke krijuar klasiken e nonklasikès. A nuk ka të drejtë ky burrë! E pra…zonja dhe zotërinj, përse mos vëmë ca çarçafë të bardhe e të hekurosur në dhomën e gjumit dhe shtrojmë një darkë mu në mes të kësaj që shesim si shtëpi? A nuk është ky një tjetër mëkat që na duhet të shlyejmë nga Bashkia e Tiranës me të drejtë? Pa shihe edhe një herë! A nuk të duket dhe ty si një romancë dashurie e cila ka kohë që nuk duket rrugëve të Tiranës? E mo, duke parë botërorin le të flasim kështu. Të ftojmë madje dhe oborrtarët në bisedë. Le ta ngremë pak dëshirën për të shijuar ndryshe veten dhe “lojën”. Mund të kuptojmë se qenkemi gjallë! Ej, akoma gjallë! Le ta themi që e meriton kjo KABARE një ÇATI. Prirjet e dukurive ” të kohës së humbur” , është për të qarë dhe qeshur që i sheh në kohën e sotme ende.

Është gati në kufinjtë e tragjikes të çohet dëm talenti, drejt tregut të biçikletave më vitin 2018. Artistë që ndërsejnë mllefit ikona të skenës me një sjellje tipike të një popstari që nuk u bë kurrë rockstar dhe shan. Shan me të sharët, të sharët e sharë nga të një njëjtët të sharë. Punë zhdërvjelloreje. Artistë që bërtasin keq, si gangsterra në ndonjë rol dikur e që të vijnë syrit dhe veshit thuajse si në formën e një bande dhe kopeje. ⁃ Bëhesh pak lëmsh, por kujdes! -i thotë ai asaj duke i prekur buzët dhe kofshën e majtë, aty në Panama. Ca e pësuan por ca edhe fituan.

Ky kaos politik dhe ideologjik është provuar sikundër Arti, që nuk ndryshon strategji se në thelb rruga drejt privilegjeve ka gropa; por assesi dhe jo pak nënshtrime. Logjike e thjeshtë! Ç’na kushton një e mirë për veten tonë, edhe pse shkaku buron prej situatës aktuale tëTeatrit Kombëtar. Të Teatrin tonë. Jemi ne! Shkojmë të gjithë, me ndjenja të larta qytetarie sikundër pretendojme dhe nuk themi dot; se në fakt nuk është më ajo trashëgimni kulturore e artit dhe njerëzimit bashkë si dikur… -E mban mend? -Eh… Kamerier sill një shishe verë për pjesën e dytë të neshjes. Le ti përzijmë, se pas orës 24:00 nuk thuhet kurrë jo! – do të psherëtinte Dashamir Shehi. I cili thotë dy shkronja, aq sa ritmi i një tik-taku përpara premierës së rradhës ku ai është gjithmonë në sallë. Sidoqoftë, Bretoni, një tjetër burrë i mençur parashtronte më 1924 tek revista ” Revolucioni Surrealist” ; s’e mund t’i drejtohemi një drejtimi artistik të viteve 20 , që në fakt u ringjall në një kohë që askush nuk besonte më në mrekullira. Ai ishte i bindjes se nuk mjafton veç një ide estetike por Politiko- sociale të cilat i quante ” Të majta”, nga ato që në vështrim të parë ngjajnë si të kundërta por në bashkimin e ardhshëm janë aty ku duhet të jenë : ” Gjumi dhe ëndrra, një superrealitet.” Andaj, Bukowski, Bretoni apo Dashi dhe Burri me puro që sajova në hotel janë interesantë shumë sepse nuk shajnë. As bërtasin. Madje më keq ; as nuk flasin; prandaj dhe janë në thelb të aktualitetit tonë modern apo pak të çmendur, të gabuar, ëndërrimtar dhe të pavedijshëm.

Janë burra që shtrojnë në fushë çdo nate edhe një top. E mo! Atë që shohim nga ekrani. Në këtë kampionat, ndërsa në një univers paralel dy njerëz bëjnë prapë dashuri gjer në ag dhe ne ende shajmë . Se kemi kohë! ⁃ Me kë e ka ky? Lëre se e ka me topin. Por ai top, kushton shumë, i nderuar! Kushton një qëndrim metaforik akoma më të shtrenjtë se histeria në rolet që duhet t’i ngjisësh në skenë më shumë se sa bashkimeve hipokrite që në fakt nuk janë prapë bashkë “por dallojnë nga lloji kurvërisë”; siç thoshte dhe Bukowski. Ai top është sekreti. Kurva e paanshme! Le ta shohim si një vlerë të çmuar dhe ta përfshijmë në këtë tablo që ndërlikojmë nën erën e birrës dhe turbullirës duke i dhënë mundësinë e duhur dhe treguar në fund se ky përfytyrim produktiv ishte thjesht kalimtar ;si një pavetëdije fantazie nga ato që kupton kur je aty. Në kabare! Sikundër kryemjeshtrit e modernizmit dhe postmodernizmit e kthyen në shtëpi atë kantandisje dhe e shpëtuan nga nami, vetmia, sëmundja duke i dhënë sërish jetë historisë; sepse ideali bukurisë është mbi të gjitha. Na duhet të gjithëve. I duhet vëndit tonë. Ndërsa ne , një tjetër përvojë dhe zgjim. Më çarçafë të prishur dhe të zhveshur si Panamaja këtë qershor. Panamaja, që po e jeton ëndërrën e madhe në këtë botëror. Ku një botë e tërë do ta shohë!

Tirana Today 

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Video/Austria pyet: Cila është situata në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë?

Video/Austria pyet: Cila është situata në kufirin mes Malit të Zi dhe Shqipërisë?

Tradhtari i madh bëri thirrje për grusht shteti, e pëson keq deputeti

Tradhtari i madh bëri thirrje për grusht shteti, e pëson keq deputeti

Basha nën hijen e Berishës!

Basha nën hijen e Berishës!







JU REKOMANDOJMË

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

Sherr me thika në Vlorë, mbetet i plagosur 30-vjeçari, e pësojnë autorët

22:15 | 10/11/2025
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe u largua nga vendngjarja, arrestohet 58-vjeçari nga Kavaja

LAJMI I FUNDIT/ Atentat pranë aeroportit të Rinasit, dyshohet për viktima

14:32 | 11/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

Ndodh dhe kjo! I dënuari me vdekje në SHBA i shpëton ekzekutimit në minutën e fundit

20:39 | 13/11/2025




TË FUNDIT

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit
Sport

Mrekulli dardane, Kosova shkruan historinë, shkon në Play Off të Botërorit

by mirseda
22:54 | 15/11/2025
0

Kosova triumfon 0-2 ndaj Sllovenisë, duke prerë një biletë për në Play Off të Botërorit. Sfida nisi...

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

Protesta e PD-së të hënën/ “Blindohet” kryeministria, Rama vendos ‘mburojat’

22:17 | 15/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

Itali, burri 80-vjeçar godet bashkëshorten me thikë në zonën e Vareses, arrestohet

21:52 | 15/11/2025
Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

Shkodër: Makina u qëllua në lëvizje; konflikti nisi në Han të Hotit dhe autori u identifikua

21:48 | 15/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com