Argjentina u ndal në ndeshjen e parë përballë Islandës në kampionatin Botëror duke ndarë nga një pikë me “vikingët”. Në tribunën e stadiumit ishte i pranishëm edhe legjenda Diego Armando Maradona, i cili pak ditë më parë u raportua se ishte shtruar me urgjencë në spital dhe mund të kryente një operacion dhe duket se gjithçka është mbyllur me sukses.
Ndërkohë që Argjentina vuante në fushën e lojës për të gjetur rrugën e rrjetës, Maradona i gjendur në tribunë ishte në një siklet në madh pasi në momentin që fokusohet nga kamerat kruante hundën me shumë forcë, gjë që e përsëriti disa herë. Nga ky gjest kuptohet se Maradona kishte nevojë për një cigare në atë moment.
Pak çaste më vonë kamera fokuson sërish atë në momentin që Messi humbet penalltinë dhe në këtë rast Maradona kishte gjetur qetësinë dhe ishte duke tymosur një puro.