Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Burimi i energjisë së ripërtëritshme, zbuloni rolin e forcës së rëndesës

7 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Burimi i energjisë së ripërtëritshme, zbuloni rolin e forcës së rëndesës

Në një botë që ka gjithmonë e më shumë nevojë për energji, shkencëtarët po studiojnë vazhdImisht të gjitha burimet e mundshme të ripërtëritshme, në përpjekje për identifikimin e rrugëve të rritjes së efikasitetit. Një studiues në Hollandë beson se edhe forca e rëndesës mund të përdoret për të prodhuar energji elektrike falas. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, George Putic sjell më shumë hollësi:

Disa materiale, si kristalet e kuarcit dhe disa qeramika, kur ekspozohen ndaj stresit mekanik prodhojnë sasi të vogla energjie. Ky efekt, që quhet piezo-elektricitet përdoret në ndezësit e barbekyve për të krijuar shkëndijën që shkakton flakën.

Efekti mund të përdoret edhe për të krijuar sinjale zanore në bobinat fonike të kristalit dhe në mikrofonët me grimca kristali.

Por piezo-elektriciteti funksionon vetëm kur forca e përdorur ndryshon nga presioni në çlirim. Nga ana tjetër forca e rëndesës është një forcë e vazhdueshme.

Arkitekti hollandez, Janjaap Ruijssenaars e vuri re një gjë të tillë kur një shufër e gjatë vertikale mbi një platformë të sheshtë, shtyhet duke humbur balancën, ka prirjen të luhatet për një kohë të gjatë, duke ushtruar presion herë pas here në skajet e platformës.

“Pra kjo shpikje, kjo paisje e energjisë nga forca e rëndesës realizon diçka të re. Pra kur graviteti shndërrohet në një forcë në ndryshim atëherë mund të prodhosh elektricitet dhe këtë po vërejmë në këtë rast”.

Materiali piezoelektrik që vendoset mes paltformës së luhatshme dhe terrenit të qendrueshëm ekspozohet ndaj një presioni vazhdimisht në transformim, duke prodhuar elektricitet, shkruan voa.

“Me një ndërhyrje fare të lehtë, krijohet paqendrueshmëri në sistem; rezultati diktohet nga forca e rëndesës”.

Luhatja e shufrës mund të shkaktohet edhe kur ajri i nxehtë i krijuar nga një llambë, fillon të vërë në lëvizje një helikë të vogël:

“Është diçka fare e re dhe ne ende na duhet të zbulojmë mënyrën më optimale, por nuk është ende e përcaktuar se sa material piezo mund të shtosh”.

Ruijssenaars thotë se i njëjti parim mund të përdoret në eksperimente me përmasa më të mëdha për të karikuar bateritë e makinave ose për të operuar gjeneratorë të pavarur energjie.

Tags: Burimiforcësi energjisërëndesësripërtëritshmerolinZbuloni

TË LIDHURA

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve
Kryesore

Raporti i Komisionit të Venecias: Cenohet vullneti i zgjedhësve

13:36 | 30/10/2025
Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,
Bota

Krim i rëndë, shqiptari vret ish-partneren e tij, zbardhen detaje, Vritet me thikë e reja në Francë,

12:22 | 29/10/2025
Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
Të Gjitha

Akuza për abuzim me tenderat/ Ndreca i vetmi që nuk kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO

15:16 | 27/10/2025
Next Post
Justifikimi amator i Sampaolit: Messi nuk shkëlqeu sepse…

Justifikimi amator i Sampaolit: Messi nuk shkëlqeu sepse...

Ervin Çuli: Nuk i heq asnjë presje saj që kam thënë për Mirush Kabashin

Ervin Çuli: Nuk i heq asnjë presje saj që kam thënë për Mirush Kabashin

U zgjodh lojtari i ndeshjes, portieri i Egjiptit refuzon trofeun

U zgjodh lojtari i ndeshjes, portieri i Egjiptit refuzon trofeun







JU REKOMANDOJMË

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

Paketa e Maleve/ Qeveria miraton zonat prioritare për zhvillim në 4 bashki të vendit

17:27 | 29/10/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025
Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

Prej 3 vitesh zhurma çmend lagjen, Bashkia Kuçovë nuk reagon

21:53 | 27/10/2025
Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025




TË FUNDIT

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur
Aktualitet

Balluku: 80% e trasesë së rrugës Elbasan-Qafë Thanë është hapur

by mirseda
21:31 | 31/10/2025
0

Punimet për ndërtimin e aksit të ri rrugor Elbasan-Qafë Thanë, me gjatësi rreth 50 km, po përparojnë...

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

FSHF vendos një minutë heshtje në ndeshjet e kësaj jave për Fatos Nanon

21:28 | 31/10/2025
Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

Trump akuzon Biden: “Kriminel, dështak dhe i shëmtuar! Duhet të ishte në burg.”

21:26 | 31/10/2025
Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali

Shpërndanin drogë, arrestohen dy të rinj shqiptarët në Itali

21:24 | 31/10/2025
Vdekja e Fatos Nanos, Servet Pëllumbi: Një figurë qendrore e tranzicionit shqiptar

Vdekja e Fatos Nanos, Servet Pëllumbi: Një figurë qendrore e tranzicionit shqiptar

20:22 | 31/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com