Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Kush po luan me aktorët?

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Makijazhi politik që fsheh mafien e pronave

Nga Andi Bushati/E gjithë propaganda e pushtetit është angazhuar ditët e fundit për ta paraqitur çështjen e Teatrit Kombëtar si një dasi mes artistëve.

Që pas tubimit të shtirë që zhvilloi kryebashkiaku Veliaj, mediat e pushtetit, ato që po përgatiten të rrëmbejnë me miliona euro nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë, u munduan të vënë si kryelajme të tyre faktin se komuniteti i aktorëve ishte i ndarë, disa për ruajtjen e godinës së vjetër dhe disa për ngritjen e një teatri të ri.

Të tjerë shkuan edhe më tej duke vënë në pah ndonjë lapsus banal në gjuhën e atyre që janë formuar për të interpretuar më shumë sesa për të menduar. Kështu u tentua të jepet një tablo e rreme sikur Reshat Arbana ishte kundër Luftëtar Pajos, sikur Robert Ndrenika ishte kundër Zamira Kitës apo sikur Alfred Trebicka ishte kundër Ervin Culit.

Në këtë histori, ku nuk do të qe e vështirë të dalloje konfliktin e atyre që thonë mendimin e tyre dhe të tjerëve që paguhet si drejtorë, këto cic-mice kanë fare pak rëndësi.

Në qëndrimet e aktorëve të pamësuar me gjuhën e drunjtë të politikës, e cila përbën fjalorin themelor të mediave tona tradicionale, dikush me siguri mund të shtangej nga patetizmi ekstrem i Asqeriut, nga shpërthimet ekstreme të Dërhemit apo nostalgjia e tepruar e Roza Anagnostit, por vënia e theksit tek ato është një manipulim i pastër.

E para sepse në gjithë këtë histori të dallueshme korrupsioni dhe arbitrariteti ka fare pak rëndësi forma e shprehjes, përpara aktit të rezistencës.

E dyta dhe më kryesorja sepse sado që është i lidhur emocionalisht me fatet, kujtimet për të shkuarën dhe të ardhmen e aktorëve, fati i Teatrit Kombëtar nuk është vetëm monopoli i tyre. Ai është një çështje që na prek të gjithëve.

Prandaj, përpara se të merremi me aspektet banale të një drame shumë më të gjërë, gjithkush që është në mirëbesim duhet të ngrejë disa pyetje.

Pse qeveria po përgatit një ligj antikushtetues që anashkalon korpusin legjistlaltiv të miratuar prej vitesh për t’i falur një tokë shtetërore në mes të Tiranës një kompanie private?

Pse kur ky është një biznes fitimprurës me grataçiela milionëshe, Edi Rama nuk bën garë por i’a dhuron atë klientit të tij, firmës Fusha?

Pse kur ndërkombëtarisht shitet sikur ka pasur një konkurs ndërkombëtar, qeveria e ka miratuar vetë edhe arkitektin danez Bjorke Ingels, që u paraqit në Tiranë me një plagjaturë të shëmtuar?

Pse kur ka një përvijim konsensual se ajo godinë dhe ajo zonë është monument i trashigimisë kulturore, askush nuk pyet për këtë?

Pse prej 20 vjetësh nuk hiqet dorë nga gënjeshtra se ajo godinë është duke u shembur dhe më në fund doli dhe Veliaj që në stilin e tij, sa më i madh mashtrimi aq më e madhe besueshmëria, ngjalli panikun se aktorët rrezikohen të vdesin nga kanceri?

Pse disa herë kryebashkiaku u kap në mashtrim nga deklaratat e ministres së kulturës dhe të dy bashkë dolën blof nga qëndrimet e Ramës?

Pra e gjithë kjo histori ngërthen brenda vetes aq shumë pikëpyetje dhe dilema sa e ke më të lehtë të besosh tek një histori grabitjeje e përmasave të mëdha, sesa për një debat estetik se çfarë lloj teatri duhet të kemi.

Dhe si i tillë, diskutimi për të duhet të fokusohet pikërisht këtu. Tek afera, tek paratë, tek lidhja e shkurtër e kryeministrit me klientin e tij privat.

Çdo lloj shmangie tjetër, çdo tentativë për ta paraqitur atë si një betejë këndvështrimesh mes artistëve që kanë marrë poste nga qeveria dhe atyre që nuk ndikohen nga versioni zyrtar, është një manipulim i pastër.

Kushdo që vepron në mirëbesim dhe që nuk është pjesë e sistemi mediatik që po përgatitet të vjedhë taksat e shqiptarëve, nuk ka pse fokusohet as tek ndonjë fyerje e tepër e Trebickës, as tek debati banal mbi pagën e Mirush Kabashit dhe as tek ringjallja e Avni Rustemit në jetën reale.

Pyetja themelore e kësaj afere është nëse do ta lëmë Edi Ramën të vjedhë diçka që na takon të gjithëve. Dhe kush e shmang atë për t’u marrë me detaje, nuk bën asgjë tjetër veçse renditet në krah të hajdutëve. (Lapsi)

Tags: aktoretANDI BUSHATIAsqeriuluanNdrenikaTrebicka

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
(Video) Bandat therin, grabisin e rrahin njerëz në rrugë, policia bën sehir

(Video) Bandat therin, grabisin e rrahin njerëz në rrugë, policia bën sehir

Trump dhe Kim morën atë që deshën, por jo pjesa tjetër e botës

Trump dhe Kim morën atë që deshën, por jo pjesa tjetër e botës

TKZ shpërthen ndaj “tifozit të Serbisë”: RTSH “shporre” atë antishqiptar

TKZ shpërthen ndaj “tifozit të Serbisë”: RTSH “shporre” atë antishqiptar







JU REKOMANDOJMË

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026




TË FUNDIT

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen
Showbizz

Letër prekëse për Arbër Hajdarin në “Goca dhe Gra”: Je djalë “babë”, të besova familjen

by mirseda
22:54 | 03/04/2026
0

Arbër Hajdari ishte i ftuar këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra”, ku foli për rolin e tij...

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

Kosovë/ Osmani të shtunën i dorëzon detyrën Albulena Haxhiut

22:43 | 03/04/2026
Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

Papa Leoni XIV kryeson “Udhën e Kryqit” në Romë, mbart kryqin në 14 stacionet.

22:12 | 03/04/2026
Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

Lindja e Mesme: Irani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orësh, dështojnë negociatat

21:43 | 03/04/2026
Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

Penallti në fund, Flamurtari dhe Tirana ndajnë pikët

21:21 | 03/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com