Komentatori i njohur Kostandin Grillo ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij se këtë Botëror do të bëjë tifo për Serbinë. Në emisionin sportiv të Ora News, Grillo u shpreh se përveç faktit në këtë botëror po bën tifo për Serbinë, ai ka tha se ka simpati për këtë skuadër, duke e argumentuar se është ekip ballkanik.
Këtë deklaratë nuk e kanë pritur aspak mirë futbollistët e Kosovës, ku i pari që ka reaguar ishte Amir Rrahmani.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, nëpërmjet një postimi në “Insta Story”, ai ka postuar videon e Grillos me mbishkrimin “Ju duket për të qeshur? Dy vite më parë na quajtën tradhtarë sepse zgjodhëm KOSOVËN”.