Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria

Përmbaruesi nuk e lë të qetë as në varr kreditorin

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Përmbaruesi nuk e lë të qetë as në varr kreditorin

Emisioni “Fiks Fare” trajtoi problemin e katër familjeve nga Pogradeci, të cilat jetojnë që në 1986 në ambientet ndihmëse të ish-maternitetit të vjetër dhe një muaj më parë u ka ardhur urdhri nga përmbarimi për t’i liruar pronën pronarit.

Absurdi qëndron në kërkesën e përmbaruesit Julian Prifti, i cili citon se kërkuesi dhe kreditori është Sotir Krëste. Ndërkohë që Sotir Krëste ka dy vjet që ka ndërruar jetë.

Çelësat e shtëpisë banorët i dorëzuan tek varri i tij. Të njëjtën gjë rekomandoi duke qeshur edhe përmbaruesi Julian Prifti për kameran e Fiksit. Ai e pranon që ka bërë gabim në formulimin e kërkesës dhe se ata po të duan çelësat të shkojnë t’i dorëzojnë në një vend që quhet Gështenjas, ose rrëzë gështenjave, duke iu referuar varrezave të Pogradecit.

Julian Prifti, përmbaruesi privat jo vetëm ka bërë kërkesë për një të vdekur, por në kundërshtim me kodin e procedurës civile i ka bllokuar edhe llogaritë e bankës duke u mbajtur lekët e invaliditetit. Në mes lotësh banorët tregojnë për Fiksin që ky vendim do t’i nxjerrë ata në rrugë të madhe. Ky përmbarues vetëm pak javë më parë bllokoi dhe pensionet e invaliditetit. Për të bërë zhbllokimin e llogarive ju desh të ankoheshin në gjykatë dhe kjo e fundit t’i jepte të drejtë. “Ne jemi akoma nëpër gjyqe e këta duan të na nxjerrin jashtë. Vendimi i gjykatës është vendim gjykate, unë jam i gatshëm ta respektoj po ku ta gjej Sotir Krestën që na qenka kërkuesi e t’i dorëzoj çelësat. Ai ka dy vjet që ka vdekur”, shprehet Florian Menkshi, i cili është i gatshëm t’i dorëzojë dhe çelësat tek varri i të ndjerit.

Gjithashtu, banorët pretendojnë së këto ambiente ku ata jetojnë prej më shumë se 30 vitesh dhe kanë paguar edhe qiranë, nuk duhet të ishin objekt i vendimit dhe nuk duhet t’i ishin kthyer pronarit. Ato vërtet janë mbi truallin e ish-pronarit, por janë ndërtuar nga shteti si objekte ndihmëse për maternitetin.

Fiksi kontaktoi edhe përmbaruesin privat Julian Prifti. I pyetur për Sotir Krësten e pranon që ka dijeni se ka vdekur, madje ia bën me dorë në mënyre të tillë që të lë të kuptosh situatën absurde në të cilën ndodhet. Për kërkesën e bërë në emër të tij ai thotë se është gabim, por i parëndësishëm, pasi nuk ndryshon thelbin e problemit. Për përmbaruesin, banorët në këtë rast “le t’i dorëzojnë çelësat në Gështenjas, tek varrezat.” Sipas tij, pavarësisht gabimit, kërkesa tek ai është bërë nga njëri prej trashëgimtarëve.

Tags: e lëkreditorinpërmbaruesitë qetëvarr

TË LIDHURA

Pranverë me borë në zonat malore të Kukësit
Aktualitet

Pranverë me borë në zonat malore të Kukësit

17:43 | 21/04/2026
Rrëzohet nisma e PD për akcizën e gazit, qeveria paralajmëron ligj të ri
Politikë

Rrëzohet nisma e PD për akcizën e gazit, qeveria paralajmëron ligj të ri

17:11 | 21/04/2026
Ilir Meta kërkon të mos jetë në kafaz në gjyq: Dua të jem pranë avokatit
Aktualitet

Ilir Meta kërkon të mos jetë në kafaz në gjyq: Dua të jem pranë avokatit

17:00 | 21/04/2026
Next Post
Rikthimi tek Tirana? Agolli: Mu deshën dy sekonda për të rinovuar

Rikthimi tek Tirana? Agolli: Mu deshën dy sekonda për të rinovuar

Emigracioni dhe terrorizmi, shqetësimi më i madh i BE-së

Emigracioni dhe terrorizmi, shqetësimi më i madh i BE-së

Barcelona apo Atletico, Griezmann vendos për të ardhmen (Video)

Barcelona apo Atletico, Griezmann vendos për të ardhmen (Video)







JU REKOMANDOJMË

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

Aksident në Tiranë, humb drejtimin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 39-vjeçari

12:32 | 21/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026
Reagon ish-kunati: U vu drejtësi për Liridonën dhe fëmijët e saj!

Reagon ish-kunati: U vu drejtësi për Liridonën dhe fëmijët e saj!

15:00 | 21/04/2026




TË FUNDIT

Trump paralajmëron rifillimin e bombardimeve ndaj Iranit me afrimin e fundit të armëpushimit
Bota

Trump paralajmëron rifillimin e bombardimeve ndaj Iranit me afrimin e fundit të armëpushimit

by mirseda
18:15 | 21/04/2026
0

Donald Trump deklaroi të martën se pret të rifillojë bombardimet ndaj Iranit, ndërsa armëpushimi i brishtë 14-ditor...

Trump: SHBA kontrollon plotësisht Ngushticën e Hormuzit

Trump: SHBA kontrollon plotësisht Ngushticën e Hormuzit

17:52 | 21/04/2026
Pranverë me borë në zonat malore të Kukësit

Pranverë me borë në zonat malore të Kukësit

17:43 | 21/04/2026
Armëpushimi i afrohet skadimit/ SHBA dhe Irani gati të rinisin bisedimet e paqes në Pakistan

Armëpushimi i afrohet skadimit/ SHBA dhe Irani gati të rinisin bisedimet e paqes në Pakistan

17:12 | 21/04/2026
Rrëzohet nisma e PD për akcizën e gazit, qeveria paralajmëron ligj të ri

Rrëzohet nisma e PD për akcizën e gazit, qeveria paralajmëron ligj të ri

17:11 | 21/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com