Është vetëm 19-vjeç dhe ka vendosur një rekord historik në disiplinën e kërcimit së gjati. Echeverria ka bërë një kërcim së gjati ku ka kaluar gropën e cila ishte e mbushur me rërë. Kërcimi i tij arriti ekzaktësisht në 8metra e 83 centimetra, por për fatin e tij të keq ky kërcim nuk u quajt. Kjo pasi era ishte më e fortë se normalja dhe kjo provë u anulua. Që në fakt ishte vetëm 0.1 metër më shumë se norma e lejuar. Ai gjithsesi siguroi vendin e parë në provën e katërt me 8 metra e 50 centimetra.