Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Java e përgjakshme, 6 vrasjet që tronditën vendin

7 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Java e përgjakshme, 6 vrasjet që tronditën vendin

Dita e hënë shënoi vrasjen e parë për javën që lamë pas, ditë të cilat u shoqëruan me krime tronditëse e që ngrenë pikëpyetje për sigurinë e çdo qytetari në këtë vend. Krime pasioni, krime në familje e larje hesapesh… viktimat janë të gjithë në moshë të re dhe shumica prej tyre vdiqën nga dora e njerëzve më të afërt.

Vasil Dervishaj, 29 vjeç

Mbrëmjen e 4 Qershorit, rreth orës 23:00 viktimë e një atentati në lagjen “Pavarësia” të Vlorës mbeti Vasil Dervishaj, 29 vjeç. Katër persona morën pjesë në ekzekutimin e Dervishajt, dy si autorë dhe dy të tjerë si bashkëpunëtorë.

29-vjeçari ndodhej në makinë kur u sulmua me breshëri kallashnikovi, e më pas u ekzekutua me një plumb në kokë.

Ndonëse ka kaluar një javë nga kjo ngjarje e rëndë, shkaqet e këtij ekzekutimi mbeten ende të paqarta.

Prej disa kohësh Dervishaj dhe autorët kishin pasur një konflikt dhe natën e vrasjes kishin lënë takim për t’u sqaruar. Si viktima, ashtu edhe autorët në këtë takim shkuan të armatosur.

Për ngjarjen u ndaluan 2 persona si bashkëpunëtorë, ndërsa një prej autorëve të dyshuar në vrasje u vetëdorëzua në polici. Autori tjetër mbetet në arrati.

Hoteli në Peshkopi ku u vranë Zeqimete Sela, 50 vjeç dhe Flamur Sela, 55 vjeç

Paraditen e 7 Qershorit, një krim i dyfishtë do të trondiste Peshkopinë. Qemal Sela, një 26-vjeçar i sapo ishte kthyer nga Anglia, ekzekutoi nënë e babë me kallashnikov.

Zeqimete Sela, 50 vjeç dhe Flamur Sela, 55 vjeç, u vranë nga djali në hotelin e tyre, një vend i frekuentuar nga ata që shkojnë në llixhat e qytetit të Peshkopisë.

Shkak për këtë krim makabër dyshohet se u bë gjendja psikologjike e 26-vjeçarit. Sela kishte jetuar për 7 vjet në Angli si emigrant i jashtëligjshëm.

Në dëshminë e dhënë në polici, ai u shfaq kontradiktor dhe në gjendje të rënduar psikologjike. I riu pranoi vrasjen, por mohoi se viktimat ishin prindërit e tij.

Qemal Sela, 26-vjeç; Autor i vrasjes së prindërve

Ditën e krimit 26-vjeçari kishte pasur një debat me prindërit, sepse nuk u kishte sjellë para nga emigrimi. Në këtë pikë, ai u kishte kërkuar atyre pronësinë e hotelit dhe shtëpisë, e pikërisht ky dyshohet se ishte dhe momenti që çoi në krimin e rëndë.

Sela kishte marrë mjekim në një spital në Londër për depresion dhe dyshohet se ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Xhuljeta Çuni, 19-vjeç

Mëngjesin e 8 Qershorit, një histori dashurie e marrë fund do të trondiste jo vetëm Tiranën, por mbarë vendin. Ishte ora 08:20, kur Xhafer Mata, një inxhinier 31-vjeçar nga Kukësi, do të qëllonte për vdekje Xhuljeta Çunin.

19-vjeçarja jetonte në zonën e Don Boskos në Tiranë dhe mbeti e vrarë me dy plumba pistolete në trotuar, po në këtë zonë.

Pas krimit makabër, që ndodhi në sytë e shumë kalimtarëve dhe banorëve të zonës, Çuni e drejtoi armën nga vetja dhe u vetëvra me një plumb në kokë.

Shkak për këtë tragjedi dyshohet se ishte bërë ndarja mes tyre.

Xhafer Mata, 31-vjeç

Çuni ishte babai i një fëmije të mitur nga një martesë e mëparshme. Ai kishte disa kohë që e përndiqte të renë. 19-vjeçarja kishte bërë denoncim 4 herë në Policinë e Tiranës, por sa herë që 31-vjeçari ishte shoqëruar në polici kishte premtuar se nuk do ta ngacmonte më dhe ishte lënë i lirë.

Po të premten e 8 Qershorit një zënkë në familje, këtë herë në qytetin e Durrësit, do t’i kushtonte jetën Adriana Shahollit.

40-vjeçarja, nënë e 6 fëmijëve, mbeti viktimë e bashkëshortit të saj, Çlirim Shahollit. Zyrtarisht policia tha se ai e goditi gruan me sende të forta, duke i marrë jetën.

Shkak për ngjarjen dyshohet se u bënë zënkat e vazhdueshme, si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike. Vetë 42-vjeçari, në dëshminë e dhënë në polici, tha se nuk kishte dashur ta vriste gruan, por në debat e sipër e kishte shtyrë dhe ajo kishte rënë me kokë në dysheme.

Adriana Shaholli, 40-vjeç

Këto ishin vrasjet që tronditën këtë javë që shkoi.

Nëse në ngjarjen e Durrësit, vrasja e 40-vjeçares nuk erdhi nga një armë, ajo e Vlorës dhe e Tiranës ringriti një shqetësim dhe pyetje që në të shumtën e rasteve nuk artikulohet e nuk merr përgjigje.

Ku i gjetën armët autorët e këtyre krimeve?

Ku e bleu armën Xhafer Mata, inxhinieri që i mori jetën një vajze ende adoleshente në zemër të Tiranës? Kaq e lehtë është të gjesh një armë në Shqipëri?

Po Qemal Sela, emigranti i sapo kthyer nga Anglia, ku e gjeti kallashnikovin me të cilin ekzekutoi dy prindërit e tij?

Po në Vlorë, aty ku shpërthimet me tritol e vrasjet janë kthyer fatkeqësisht në një fenomen të zakonshëm, ku i gjetën armët autorët, apo edhe viktima?

Krime dhe ngjarje të rënda ndodhin kudo, por Shqipëria nuk është Amerika, ku armëmbajtja është e ligjshme dhe për t’u pajisur me një të tillë mjafton të shkosh në një dyqan.

Në Shqipëri armët nuk blihen në dyqan dhe të kesh një të tillë pa leje, është e jashtëligjshme.

Ku i blejnë armët këta njerëz që çdo ditë marrin një jetë të pafajshme?

Përgatiti: tvklan.al

Tags: 6 vrasjetjavapërgjakshmetronditenvendin

TË LIDHURA

NATO pajtohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, Trump e quan fitore për SHBA-në
Aktualitet

Shqipëria për herë të parë në histori do presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

18:18 | 25/06/2025
Balluku: Shqipëria, destinacion irresistues për investimet në energji rinovueshme
Aktualitet

Balluku: Shqipëria, destinacion irresistues për investimet në energji rinovueshme

17:45 | 25/06/2025
Grabitja përfundon në tragjedi/ Pronari qëllon me armë zjarri tre shqiptarë, zbardhen detajet
Aktualitet

Grabitja përfundon në tragjedi/ Pronari qëllon me armë zjarri tre shqiptarë, zbardhen detajet

17:42 | 25/06/2025
Next Post
Foto/Vrau ish-të dashurën dhe më pas veten, mallkime e ofendime për Xhafer Matën

Foto/Vrau ish-të dashurën dhe më pas veten, mallkime e ofendime për Xhafer Matën

Vuçiç në hall: Dua të kem ushtri të fuqishme, por…

Vuçiç në hall: Dua të kem ushtri të fuqishme, por...

Shqiptari trashëgimtar i italianit të pasur, njihuni me Markun nga Puka

Shqiptari trashëgimtar i italianit të pasur, njihuni me Markun nga Puka

JU REKOMANDOJMË

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

Interpol Tirana operacion në Londër, kapet shqiptari që pagoi Leart Haxhiun për vrasje

17:51 | 19/06/2025
Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025




TË FUNDIT

Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen
Analizë

Si i detyroi Donald Trump vendet e NATO-s të rrisin shpenzimet 5% për Mbrojtjen

by mirseda
19:25 | 25/06/2025
0

Deri në vitin 2035, shtetet anëtare synojnë të shpenzojnë pesë përqind të prodhimit të tyre ekonomik përkatës...

I nxehti ekstrem ‘godet’ vendin/ Dhjetëra të shtruar në spital, shpallet gjendja e emergjencës

I nxehti ekstrem ‘godet’ vendin/ Dhjetëra të shtruar në spital, shpallet gjendja e emergjencës

18:19 | 25/06/2025
NATO pajtohet për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje, Trump e quan fitore për SHBA-në

Shqipëria për herë të parë në histori do presë Samitin e NATO-s në vitin 2027

18:18 | 25/06/2025
Pronari i vilës në Napoli pranon vrasjen e hajdutit shqiptar: E qëllova dhe fsheha trupin në pyll

Pronari i vilës në Napoli pranon vrasjen e hajdutit shqiptar: E qëllova dhe fsheha trupin në pyll

18:15 | 25/06/2025
Ende i fshehur nga frika e atentatit ,a do e konfirmojë Khamenei armëpushimin e Trump?

Ende i fshehur nga frika e atentatit ,a do e konfirmojë Khamenei armëpushimin e Trump?

18:13 | 25/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com