Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rusia do ta përdorë Botërorin për të mbuluar krimet e luftës

7 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Rusia do ta përdorë Botërorin për të mbuluar krimet e luftës

Nga Kenneth Roth, “Washington Post”/Ndërsa Kampionati Botëror i futbollit nis javën e ardhshme në Rusi, 2.3 milionë civilë në provincën Idlib të Sirisë, po përballen me aktin e fundit të një tragjedie.

Të dyja ngjarjet janë të lidhura, për shkak se qeveria ruse mund të luante një rol qendror në shmangien e mizorive të mëdha në Siri, por deri më tani ka luajtur rolin e bashkëpunëtores.

Udhëheqësit botërorë, duhet të shmangin pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së evenimentit, së bashku me udhëheqjen e Kremlinit, nëse nuk ndalet masakra ndaj civilëve në Siri. Ceremonia e hapjes do të zhvillohet me shkëlqim dhe fishekzjarrë më 14 qershor.

Konflikti sirian, është karakterizuar nga shënjestrimi i qëllimshëm i qeverisë ndaj civilëve dhe institucioneve civile, si spitalet dhe shkollat ​​në zonat e kontrolluara nga forcat anti-qeveritare, dhe bombardimet e saj pa dallim të lagjeve civile në ato zona, në një shkelje flagrante të ligjeve ndërkombëtare, që disiplinojnë konfliktet e armatosura.

Kjo strategji e krimit të luftës, është arsyeja kryesore se përse konflikti ka vrarë pothuajse gjysmë milioni njerëz, dhe ka zhvendosur rreth 60 për qind të popullsisë së luftës para luftës, rreth gjysmën e vendit, dhe gjysmën tjetër si refugjatë. Në vend se ta kundërshtojë këtë luftë ndaj civilëve, qeveria ruse i është bashkuar asaj.

Bombarduesit rusë, ofrojnë mbështetje të domosdoshme ushtarake dhe luftojnë rregullisht së bashku me avionët sirianë – një arsye kyçe se pse presidenti Bashar Al-Asad, pozita e të cilit ishte e dobët, duket se tani ka gjithnjë e më shumë gjasa të dominojë.

Për shembull, Rusia ka luajtur një rol qendror në bombardimin pa dallim nga qeveria siriane të popullatave civile të Alepos Lindore dhe Gutas Lindore, dy enklavat më të populluara, që mbaheshin ende nga forcat anti-qeveritare – ndërkohë që forcat pro-qeveritare i shtypën përmes rrethimeve të egra.

Masakra që pasoi, ishte e mjaftueshme për të detyruar rënien e dy enklavave. Ngjashëm, kompanitë ruse të armëve janë furnizuesit më të mëdhenj me armë të qeverisë siriane.

Diplomatët rusë, ofrojnë një mbështetje të hapur politike, duke bllokuar përpjekjet për të paditur Sirinë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale, dhe duke vënë veton ndaj një hetimi që mund të kishte identifikuar autorët përgjegjës të përdorimit të dukshëm nga qeveria siriane të gazit sarin dhe klorit si armë kimike. Dhe mediat ruse të lidhura me shtetin, kanë qenë në ballë të relativizimit të këtyre mizorive.

Sot, rajoni më i madh i mbetur nën kontrollin e forcave anti-qeveritare është Idlibi, ku popullata civile ndahet pothuajse në mënyrë të barabartë ndërmjet banorëve lokalë, dhe atyre që janë zhvendosur nga vende të tjera të vendit. Për 3.5 milionë refugjatë sirianë, Turqia ka qenë një parajsë, por prej nisjes së ofensivës së saj në Siri, e ka mbyllur kufirin për të sapoardhurit.

Forcat turke të sigurisë kanë qëlluar me armë azilantët, që janë përpjekur të kalojnë kufirin në mënyrë të parregullt, dhe kanë dëbuar menjëherë mijëra njerëz nga zonat kufitare.

Por refugjatët sirianë, po vazhdojnë të mbërrijnë në territorin e Bashkimit Evropian, pavarësisht marrëveshjes së BE- Turqi që synon të kufizojë këtë rrugë, dhe numri mund të rritet, veçanërisht nëse ka një fluks të madh nga Idlib.

Një zgjidhje shumë e preferueshme, për të mos detyruar 2 milionë sirianë të tjerë të largohen nga vendi i tyre, do të ishte që qeveria ruse t’i jepte fund strategjisë së krimeve të luftës, që kanë në shenjestër civilët.

Kjo nuk do të thotë t’u lejohet të pushojnë grupet e armatosura që tani kontrollojnë Idlibin, shumë prej të cilave kanë përgjegjesi për mizoritë e tyre.

Por kjo nënkupton luftimin e tyre në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare, duke synuar vetëm luftëtarët dhe duke mos synuar me qëllim, apo duke qëlluar pa dallim ndaj civilëve që jetojnë në afërsi, apo në institucionet e mbrojtura si spitalet dhe shkollat.

Rusia zotëron qartazi mekanizmat për të siguruar fundin e këtyre mizorive. Bombarduesit e saj, mund të refuzojnë të marrin pjesë ose të mbështesin ushtrinë siriane, ndërkohë që e bëjnë këtë me zell. Kompanitë e saj të armëve mund të ndalojnë furnizimin me armë, ndërsa mizoritë vazhdojnë.

Diplomatët e saj, mund të ndalonin mbrojtjen e zyrtarëve sirianë nga ndjekja ndërkombëtare për krimet e tyre të luftës, si dhe hetimet ndërkombëtare që do t’i ekspozonin ata si përdorues të armëve kimike. Rasti po e bën Rusinë të përdorë këtë mekanizëm.

Botërori i futbollit, e ofron një mundësi. Askush nuk i kundërshton lojtarëve që futen në fushën e lojës dhe tifozët që i gëzohen rivalitetit sportiv, apo zyrtarët që shkojnë në Rusi për të gëzuar ekipet e tyre kombëtare. Por në ceremonitë e hapjes, ka thuajse gjithmonë një ceremoni për të lavdëruar udhëheqësin e vendit pritës.

Nëse nuk ka të dhënat konkrete se do të ketë ndonjë ndryshim, përfaqësuesit e qeverive duhet të njoftojnë se s’do t’i bashkohen udhëheqësit të Kremlinit në këtë spektakël, për sa kohë që të njëjtët udhëheqës të Kremlinit janë përgjegjës për mizoritë e mëdha në Siri. Strategjia ruso-siriane për krimet e luftës, është thjesht shumë e tmerrshme dhe vdekjeprurëse për t’u harruar me një dolli shampanjë.

Shënim: Kenneth Roth, është drejtor ekzekutiv i “Human Rights Watch”.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: BotërorinKrimetluftësmbuluarpërdorërusia

TË LIDHURA

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

21:42 | 09/10/2025
Ministri i Netanyahut kërcënon rrëzimin e qeverisë për “vijat e kuqe” të paqes
Bota

Ministri i Netanyahut kërcënon rrëzimin e qeverisë për “vijat e kuqe” të paqes

21:07 | 09/10/2025
Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme
Aktualitet

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

20:09 | 09/10/2025
Next Post
Përsëritet historia/ I riu vret vajzën dhe më pas qëllon veten (foto)

Dedikimi i vrasësit për viktimën e tij: “Luftova, të ëndërrova në altar me fustan të bardhë...”

Në fund të vitit “Arena Kombëtare” për kolaudim, në mars… (Video)

Në fund të vitit “Arena Kombëtare” për kolaudim, në mars... (Video)

Kur Rama dhe Bushati gënjenin shqiptarët se do të hapnin negociatat me BE-në që në vitin 2014

Rama shkarkon njeriun hije të Bushatit







JU REKOMANDOJMË

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

KUJDES! PAMJE të rënda nga aksidenti ku humbi jetën vëllai i Gjestit

17:03 | 26/09/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë
Aktualitet

Vlorë, dhunuan me sende të forta të moshuarin, ndalohen 2 autorët me precedentë kriminalë

by mirseda
21:42 | 09/10/2025
0

Policia e Vlorës ka ndaluar 2 personat që dhunuan mbrëmjen e sotme, 61-vjeçarin punonjës pastrimi. “Shërbimet e...

Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015

Binaj: S’kam folur me Ramën që nga 2015

21:38 | 09/10/2025
Ministri i Netanyahut kërcënon rrëzimin e qeverisë për “vijat e kuqe” të paqes

Ministri i Netanyahut kërcënon rrëzimin e qeverisë për “vijat e kuqe” të paqes

21:07 | 09/10/2025
Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet lokale në Kosovë

20:13 | 09/10/2025
Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

Itali / Arrestohet 40-vjeçari shqiptar, kapet duke shitur lëndë të paligjshme

20:09 | 09/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com