Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Mike Tyson i tregon Seferit si të mposhtë Furyn: Ndiq rrugën time

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Mike Tyson i tregon Seferit si të mposhtë Furyn: Ndiq rrugën time

Mike Tyson vetëm pak ditë para se të zhvillohet dueli mes Tyson Fury dhe Sefer Seferit në Manchester, ka zbuluar disa sekrete se si mund ta kthejë në një ferr duelin për Furyn. Ky i fundit rikthehet pas një shkëputje dy vite e gjysmë për shkak të depresionit, drogës dhe dënimit të dopingut duket se është favoriti i madh në letër. Këtij dueli i jep një këndvështrim edhe një prej më të mëdhenjve të këtij sporti. “Tyson Fury më pëlqen, jo vetëm për shkak të emrit të tij”, thotë legjenda e kategorisë së rëndë, Mike Tyson për Blick.ch.Legjenda amerikane ka përvojë në luftëra të tilla. Ka 16 duele për titull të kampionit në karrierë, duke humbur titullin, e duke e rikthyer sërish. Me burg, gjykime, borxhe, drogë dhe seks skandale, Tyson i kishte të gjitha problemet e mundshme gjatë jetës e karrierës. Dhe për këtë, pikërisht ai e di se sa e vështirë është kthimi në ring pas një kohe të gjatë.“Kur ai ta ketë kokën e tij sërish nën kontroll, atëherë mund të llogaris atë”, thekson Mike Tyson. Por, a mund ta godasë atë Seferi? Mike Tyson dha recetën kundër Furyt falas për shqiptarin. “Duhet të qëndrojë agresiv, nga fillimi duhet ta sulmojë”, thotë Tyson, tipike për të, duke ditur se pikërisht me këtë stil ai u bë si njeriu më i frikshëm i planetit, kuptohet në kohën e tij të artë.Kjo nuk mund të konsiderohet taktikë e keqe për t’ia vështirësuar ndeshjen njeriut 2.06 metra të gjatë, i cili ka përparësi gjatësinë, peshën dhe gjatësinë e krahut. Por, realizimi i një taktike të tillë agresive nuk është e lehtë. Ishte pikërisht Mike Tyson i shkëlqyer në këtë lloj boksi agresiv, pasi që pikërisht ai me gjatësi prej vetëm 1,78 me agresivitetin e tij bëri që të tjerë boksierë më të gjatë t’i frikësohen.Por, ndoshta Sefer Seferi mund të marrë këshilla edhe nga vëllai i madh i tij Nuri Seferi. Të mos harrojmë, Nuri e ka edhe pseudonimin e famshëm që ndërlidhet me Tysonin e madh, pasi e ka quajtur veten “Tysoni shqiptar”.

Tags: FurynMike TysonmposhtëndiqrrugënSeferittimetregon

TË LIDHURA

Stojkoviç largohet nga drejtimi i Serbisë: “Arritëm një sukses historik me dy kualifikime radhazi.”
Sport

Stojkoviç largohet nga drejtimi i Serbisë: “Arritëm një sukses historik me dy kualifikime radhazi.”

09:33 | 18/10/2025
Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit
Sport

Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

21:52 | 16/10/2025
Pas golit dhe asistit kundër Jordanisë,sulmuesi shqiptar merr lajmin e mirë edhe nga skuadra angleze
Sport

Pas golit dhe asistit kundër Jordanisë,sulmuesi shqiptar merr lajmin e mirë edhe nga skuadra angleze

13:51 | 16/10/2025
Next Post
Shokon djali që vrau nënën dhe babanë: Nuk ishin prindërit e mi

Shokon djali që vrau nënën dhe babanë: Nuk ishin prindërit e mi

Gjermania humb edhe “çelësin” e mesfushës në prag të Botërorit

Gjermania humb edhe “çelësin” e mesfushës në prag të Botërorit

Pezullimi i ligjit “7501”/Manjani: Anti-kushtetuese; Zoti na ruajt, por shenjat janë të këqija

Manjani pas deklaratës së Lu-së për Xhafajn: Ekspertizës së audio-përgjimit t’i pinë lëngun







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë 22 vjeçari
Aktualitet

U përfshi në një aksident të rëndë një muaj më parë në Vlorë, ndërron jetë 22 vjeçari

by mirseda
11:44 | 18/10/2025
0

Ka ndërruar jetë një i ri që ishte plagosur rëndë në një aksident të ndodhur më 6...

Komisioni Evropian ka ngrirë 112 milionë euro, OLAF: Shqipëria nën hetim për abuzim me fondet IPARD

Komisioni Evropian ka ngrirë 112 milionë euro, OLAF: Shqipëria nën hetim për abuzim me fondet IPARD

11:28 | 18/10/2025
Durrës/ Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, makina përfundon në korsinë e kundërt

Durrës/ Aksident i rëndë në mbikalimin e Plepave, makina përfundon në korsinë e kundërt

11:15 | 18/10/2025
Minatorët e Spaçit sërish në protestë, mbeten në pritje të një zgjidhjeje nga kompania

Minatorët e Spaçit sërish në protestë, mbeten në pritje të një zgjidhjeje nga kompania

11:13 | 18/10/2025
Dyshohet se vrau biznesmenin italian në Salari, Kamber Sulçaj del para gjykatës

Dyshohet se vrau biznesmenin italian në Salari, Kamber Sulçaj del para gjykatës

10:01 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com