Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ofroi mëshirë për 63-vjeçaren Alice Johnson, e cila është duke shërbyer dënimin me burgim të përjetshëm.
Rasti doli në pah javën e kaluar, kur ylli amerikan televiziv, Kim Kardashian, u takua me presidentin Trump për të lobuar për lirimin e saj.
Alice Johnson është në burg për më shumë se dy dekada, për shkelje që lidhen me drogën.
Historia e Johnsonit ka kapur syrin e Kardashianit pasi ajo ka parë një video për rastin, të postuar në mediat sociale.
Kardashian ka thënë se është emocionuar dhe se ka kërkuar nga avokati i saj, Shaën Holley, të shikojë rastin.
Ajo po ashtu ka paguar një ekip të ri ligjor për Johnson. /REL