Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Lojërat e Ukrainës po i japin të drejtë agresivitetit rus

7 vjet ago
in Të Gjitha
Lojërat e Ukrainës po i japin të drejtë agresivitetit rus

Nga Robert Seeley, “Daily Telegraph”/Ashtu si Llazari, gazetari Arkady Babchenko u ”ringjall” nga vdekja për të akuzuar vrasësit e tij të mundshëm. Rusia ka të ngjarë të ketë pasur interes, që një armik tjetër i presidentit Vladimir Putin, të pësonte një vdekje të panatyrshme.

Prandaj me ndihmën e Shërbimit Sekret të Ukrainës (SBU), gazetari rus e inskenoi vrasjen e tij, për të zbuluar rrjetin kriminal që planifikonte ta hiqet qafe. Babchenko, është një gazetar që ka shkaktuar shumë debate në Rusi.

Libri i tij, “Lufta e një ushtari”, është një tregim i jashtëzakonshëm i dhunës së ushtarëve rusë në fushatat çeçene. Në një nga luftërat më të neveritshme të zhvilluara vitet e fundit, rekrutët e Kremlinit u përballën me më shumë brutalitet nga eprorët e tyre të komandës, sesa nga luftëtarët çeçenë.

Nëpërmjet këtij libri, si dhe të shkrimeve të tjera provokative, Babçenko u dëbua nga shteti autoritar i Presidentit Putin. Por shkuarja në Kiev, për të luajtur të njëjtën lojë dezinformative, është e rrezikshme. Është ekuivalenti politik i një sulmi të skuadrës angleze Uotfordit ndaj Real të Madridit.

Tashmë, politikanët dhe gazetarët rusë pro regjimit, e kanë lidhur vdekjen e rreme të Babchenkos me helmimin e Sergei Skripal.

Këto janë episode, thonë ata, të të njëjtit komplot për të diskredituar Rusinë. Të gjithë ata që raportuan vdekjen e rreme të Babchenkos, qoftë BBC, agjencitë ndërkombëtare apo individët që postuan lajmin në Twitter, kanë luajtur një rol në përhapjen e lajmit të rremë. Dhe kjo nuk është diçka e mirë. Megjithatë, le të shqyrtojmë më së pari gjendjen e Ukrainës.

Ukraina është një shtet i dobët, që sapo ka dalë nga dominimi rus. Ajo ka pësuar humbje të përsëritura psikologjike në vitet e fundit. Një pjesë e personelit të saj ushtarak, dezertoi gjatë aneksimit rus të Krimesë dhe në ditët e para të luftës në Ukrainën Lindrore, të cilën tani e dimë nga dokumentet e rrjedhura ruse – rrjedhjet e Surkov – se u nxit dhe kontrollohej nga Kremlini. Fronti i Ukrainës rezistoi, por falë batalioneve vullnetare të stilit të Luftës së Parë Botërore, dhe jo vetë shtetit.

Megjithatë, Ukraina – sa për të keq-cituar titullin e himnit të saj kombëtar – nuk ka vdekur akoma. Ai mbetet i vetmi shtet në botën sllavo-lindore, që i ngjan ende një demokracie funksionale, megjithëse kaotike. Ekziston një arsye e fortë strategjike, se përse Perëndimi duhet të mbështesë Kievin.

SBU-ja është e mbushur me agjentë rusë; drejtori i saj nën regjimin e mëparshëm, ishte në fakt një shtetas me pasaportë ruse. Fitoret e saj publike kanë qenë të pakta, dhe shumë të largëta në kohë nga njëra-tjetra. Vetë Babchenko, ka qenë objektivi i një fushate të urrejtjes, të sponsorizuar nga shteti rus.

Është pra e qartë, se përse si ai dhe SBU-ja, kërkojnë të kremtojnë një fitore mbi ndërmjetësit e Putinit. Rreziku është se kjo fitore afatshkurtër, ndihmon agjendën e Moskës në një periudhë më afatgjatë. Një nga elementet jetikë të luftës informative ruse, nuk është domosdoshmërisht për të fituar njerëz, se sa krijimin e dyshimit për të parandaluar një veprim të bashkërenduar.

Në mënyrë efektive, shteti rus dhe mediat e tij të kontrolluara, na pyesin vazhdimisht:A mund të jeni vërtet të sigurt për diçka? A jeni vërtetë të sigurt për veprimet tuaja? A doni realisht të rrezikoni luftën me Rusinë duke u përballur me të?

Një nga dokumentet më famëkeqe në rrjedhjet e Surkov, ishte dokumenti mbi avionin MH17 dhe tetë linjat e dezinformatave mbi të. Njëra ishte të ushqehej frika e luftës me Rusinë.

Dyshimi dhe frika, janë mjetet kryesore të Kremlinit. Ne duhet të shohim “kukullat matrioshka” të dhjetëra mjeteve dhe teknikave, që Kremlini i ka përdorur në krijimin e artit të ri strategjik. Në zemër të spektrit të tij të plotë të konfliktit, është besimi se – për të përdorur një term ushtarak – qendra e gravitetit në konflikt, është tani perceptimi i realitetit.

Nëse Moska mund të errësojë perceptimin tuaj mbi atë që është e vërtetë, kjo është një lloj fitoreje. Prandaj, kur të tjerët – sidomos shtetet – angazhohen në lajme të rreme, ne rrezikojmë të shpërfillim atë rrugë të manipulimit të perceptimit. Ky është armiku i së vërtetës, dhe miku i relativizmit moral të Moskës.

Në përgjithësi, politika perëndimore varet nga një konceptim faktik i së vërtetës. Fakti se si e interpretojmë këtë të vërtetë, është shkaku i ndryshimit midis pikëpamjeve konservatore dhe atyre majtiste. Por, largimi nga pikëpamja e botës bazuar në fakte, është i rrezikshëm.

Ajo që Moska dëshiron, është një botë ku e vërteta është relative, dhe fakti është një zgjedhje për modë. Shërbimet Sekrete të Ukrainës, duhet të provojnë se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të shpëtuar jetën e Babchenkos.

Përndryshe, ata rrezikojnë t’i japin Putinit dhe ekipit të tij të Kremlinit, botën e lajmeve të rreme që ai dëshiron. Kam pak dyshime se MI5 britanike nuk do të kishte ndërmarrë asnjë lloj operacioni të ngjashëm. Pasi e njeh koston e luajtjes me besimin e publikut.

Unë jam i sigurt se SBU-ja, kishte arsyet e saj për të vepruar ashtu siç bëri, por shtetet duhet të tregojnë të vërtetën. Qëllimi këtu është integriteti strategjik i vendeve tona, dhe jo vetëm fitorja taktike mbi Kremlinin.

Shënim: Robert Seely është deputet në parlamentin britanik, dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme.

Tags: agresivitetitdrejtë/japinlojëratrusUkrainës

TË LIDHURA

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025
Moti

Parashikimi i motit për sot, 30 prill 2025

08:14 | 30/04/2025
Next Post
Dy vajza të mbuluara në shfaqjen për seksin, Nano: Ikën si hije, janë bërë myslimane me pahir!

Dy vajza të mbuluara në shfaqjen për seksin, Nano: Ikën si hije, janë bërë myslimane me pahir!

Policia maqedonase vret “Llapin” e Tetovës: Ja pse u ekzekutua Jeton Rrexhepi

Policia maqedonase vret “Llapin” e Tetovës: Ja pse u ekzekutua Jeton Rrexhepi

LDK e shpall: Jo votë Thaçit si kryenegociator në bisedimet me Serbinë

LDK e shpall: Jo votë Thaçit si kryenegociator në bisedimet me Serbinë

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”
Aktualitet

“Turi 82 çiklistik: Ja rrugët që do bllokohen nga policia e Fierit”

by mirseda
22:52 | 29/05/2025
0

Në kuadër të këtij aktiviteti sportiv, Policia Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili...

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

Dëshironi më pak stres në punë? Shkoni me biçikletë në zyre

22:21 | 29/05/2025
“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

“Autostrada Tiranë-Qafë Kashar rikthehet: Shpejtësia e re – ja sa do lejohet!”

22:04 | 29/05/2025
“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

“Gaza: Hamasi shqyrton armëpushimin 60-ditor, Netanyahu jep verdiktin”

21:58 | 29/05/2025
“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

“Franca ndalon duhanin në ambiente publike nga 1 korriku”

21:11 | 29/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com