Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Icardi-Higuain dhe 50 milionë euro, plas “lufta” në Serie A

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Icardi-Higuain dhe 50 milionë euro, plas “lufta” në Serie A

Juventusi është duke përgatitur një plan që të bëjë një goditje të madhe në merkaton e verës dhe nën shënjestër është kapiteni i Interit, Mauro Icardi. Një shkëmbim që në pamje të parë duket i pamundur, pasi në operacion do të përfshihet kartoni i Gonzalo Higuain. Ky është një plan që bardhezinjtë e praktikojnë prej vitesh, ku gjithmonë përpiqen të dobësojnë ekipet rivale duke u hequr më të mirët.Pas Higuain dhe Pjanic të cilët i mori nga Napoli e Roma, bardhezinjtë tashmë kërkojnë të “zhvatin” Interin, pasi duke iu referuar asaj që shkruan gazeta italiane Corriere della Sera, drejtori i përgjithshëm i kampionëve të Italisë Beppe Marotta ka vendosur në shënjestër kapitenin e zikaltërve Mauro Icardi.

Kryegolashënuesi i Serisë A në sezonin e fundit(çmim që Icardi e ndau me Immobilen), pëlqehet shumë nga drejtuesit e Juventusit të cilët po shqyrtojnë mundësinë për të blerë kartonin e Mauritos nga Interi. Icardi ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me klubin milanez dhe duke marrë në konsideratë edhe deklaratat e fundit të trajnerit Spalletti, shanset që argjentinasi të largohet nga Interi në këtë merkato janë të mëdha.Nga 1 korriku deri në datën 20 të këtij muaji për Icardin hyn në fuqi klauzola e largimit prej 110 milionë eurosh e cila gjithsesi vlen vetëm për klubet jashtë Italisë. Drejtuesit e Juves i kanë kërkuar një studioje ligjore të analizojë klauzolën e sulmuesit argjentinas me Interin ndërkohë që sipas Corriere della Serras, zikaltrit janë të gatshëm të dëgjojnë ofertën e klubit bardhezi.Juventusi 110 milionë euro për Icardin nuk është i gatshëm ti ofrojë gjithsesi pasi kërkon të përfshijë në marrëveshje kartonin e Gonzalo Higuain. Juventusi mendon për të tashmen por edhe për të ardhmen dhe për çështje moshe bardhezinjtë janë gati ta largojnë El Pipitan i cili në dhjetor mbush 31 vjeç dhe t’i hapin dyert kapitenit të Interit i cili është 5 vite më i ri se bashkëkombësi i tij.50 milionë euro plus kartonin e Higuain mund të jetë oferta e Juves për zikaltrit, pasi bardhezinjtë e vlerësojnë 60 milionë euro kartonin e Higuain të cilin e blenë nga Napoli 2 vite më parë për diçka më shumë se 90 milionë euro. Ofertë që gjithsesi vështirë se do të pranohet nga Piero Ausilio.

Tags: hartonInteritJuventusikapiteninpistëplaninvjedhur

TË LIDHURA

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit
Sport

Rey Manaj drejt Kinës, shifrat e transferimit

17:40 | 15/01/2026
Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet
Sport

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat
Sport

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Next Post
Kallëzohet nga KLSH kryebashkiaku i PS-së dhe 6 zyrtarë

Kallëzohet nga KLSH kryebashkiaku i PS-së dhe 6 zyrtarë

DASH: Kosova me shumë probleme ndaj lirive fetare

Shevchenko i “trembet” Shqipërisë, ja çfarë justifikimi nxjerr

Shevchenko i “trembet” Shqipërisë, ja çfarë justifikimi nxjerr







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026




TË FUNDIT

Forumi Ekonomik në Davos/ Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?
Kosovo

Forumi Ekonomik në Davos/ Çfarë fiton Kosova nga Bordi i Paqes për Gazën?

by mirseda
19:09 | 22/01/2026
0

Pjesëmarrja e Kosovës si vend themelues në Bordin e Paqes për Gazën, mekanizëm i iniciuar nga presidenti...

Afera “Balluku” dhe skandali AKSHI-t/ Balliu thirrje për protestë masive më 24 janar

Afera “Balluku” dhe skandali AKSHI-t/ Balliu thirrje për protestë masive më 24 janar

18:20 | 22/01/2026
Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri

Pas vizitës në Vlorë, Ivanka Trump shfaqet në Tiranë me makinën e ambasadorit të SHBA në Shqipëri

18:05 | 22/01/2026
Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati Cakrani: Beteja mbetet e hapur

Shtyhet më 29 janar seanca në GJKKO për Ilir Metën, avokati Cakrani: Beteja mbetet e hapur

17:48 | 22/01/2026
Shkon në 45 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Shkon në 45 numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

17:44 | 22/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com