Kishin kaluar shtatë sezone të errëta për Interin që më në fund në limitet e sezonit arriti të sigurojë pjesëmarrjen në Champions League. Kjo për meritë të Sapllettit dhe grupit të lojtarëve. Por një ndryshim të madh në lojën e zikaltërve bënë edhe lojtarët që u bashkuan në janar, ku Rafinha ishte lojtari kyç i mesfushës.Tani që mbaroi kampionati, braziliani ka mbetur pezull pasi në marrëveshjen mes dy klubeve nuk përfshihet opsionin për transferimin e përhershëm. Në lidhje me këtë situatë drejtori i Barcelona-s, Ariedo Braida, ka paralajmëruar Inter për sa i përket 25-vjeçarit.“Është e mundur që ai do të qëndrojë tek Inter, por asgjë nuk është vendosur. Ka ekipe të tjera që janë interesuar për të,” shprehet ish-menaxheri i përgjithshëm i Milan për Gr Parlamento. “Rafinha është një lojtar i mrekullueshëm me aftësi teknike të mëdha. Mendoj se mund të ishte i vlefshëm për Inter-in.Ai ia ka dalë të kalojë një periudhë të gjatë larg fushave dhe tani është gati për sezonin tjetër. Çmimet e lojtarëve janë të lartë pas transferimit të Neymar. Rafinua është një lojtar që di si të bëjë gjëra interesante.”