Një pikë bastesh është grabitur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Rreth orës 8 të mëngjesit, një person i maskuar ka grabitur një pikë bastesh në rrugën “Irfan Tomini”.
Sipas raportimeve të para ai ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh nën kërcënimin e një arme lodër.
“Më datë 21.05.2018, rreth orës 08:10 në rrugën “Irfan Tomini”, në një pikë bastesh, një person i maskuar ( ende i paidentifikuar) ka marrë një sasi prej 50 mijë lekësh nën kërcënimin e një arme të ngjashme me pistoletë (të dyshuar lodër),” njofton policia.
Grabitësi nuk është identifikuar ende, ndërkohë po punohet për kapjen e tij.