Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Në shtator pritet furtunë shkatërrimtare”. Dalin dosjet e peshqve të mëdhenj!

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Në shtator pritet furtunë shkatërrimtare”. Dalin dosjet e peshqve të mëdhenj!

Analisti Artur Zheji, ne nje shkrim titulluar “Tahiri, Xhafaj dhe Llalla, si trekëndëshi i Bermudës…”, ne portalin “360 grade”, thote se “Tahiri, Xhafaj dhe Llalla, po shndërrohen në koordinatat e një furtune shkatërrimtare, që do të përcaktojë në shtatorin e ardhshëm, maksimumin e goditjes së vet”. 

“Në të njejtën kohë, Tahiri, Xhafaj dhe Llalla, janë tre nga njerëzit më të informuar në Shqipëri, njerëzit më të specializuar dhe më të pasurit në çështje dosjesh, të cilat mund të hedhin në erë, cilindo politikan në Shqipëri, duke filluar nga jeta private dhe deri te dokumentet më komprometuese të natyrës politike dhe të natyrës ekonomike”, shkruan Zheji.

 Nga Artur ZHEJI

Trekëndëshi i Bermudës, është një hapësirë e frikshme në Karaibe, ku cunamet dhe forcat magnetike negative, kanë krijuar një mister të trishtueshëm dhe shumë legjendar, si trekëndëshi i humbjes pa nam e nishan…
Duket sikur, në mënyrë të ngjashme edhe në politikën e sotme shqiptare, Tahiri, Xhafaj dhe Llalla, po shndërrohen në koordinatat e një furtune shkatërrimtare, që do të përcaktojë në shtatorin e ardhshëm, maksimumin e goditjes së vet.
Në të njejtën kohë, Tahiri, Xhafaj dhe Llalla, janë tre nga njerëzit më të informuar në Shqipëri, njerëzit më të specializuar dhe më të pasurit në çështje dosjesh, të cilat mund të hedhin në erë, cilindo politikan në Shqipëri, duke filluar nga jeta private dhe deri te dokumentat më komprometuese të natyrës politike dhe të natyrës ekonomike.

Lufta kundër Adriatik Llallës përshembull, do të ketë shpejt si përfundim të parë, nxjerrjen në treg të shumë dosjeve që lidhen me korrupsionin e qeveritarëve dhe ministrave të Ramës, të cilat Llalla disponon. Nëse nuk nënshtrohet, “raprezalja” e ish Prokurorit të përgjithshëm do të mund të jetë shkatërrimtare për kryeministrin dhe sepse do të jetë padyshim një proces jo më i kontrollueshëm. Urtësia dhe qetësia e ish kryeprokurorit është vetëm aparencë dhe lidhjet me shpresën se gjërat mund të marrin për mirë, që do të thotë të zgjidhen përmes kompromisit.

Tanimë Adriatiku shquhet si njeri që deri dje ka qenë besimplotë në negociatat e fshehta me të dërguarit e Ramës, që bindën të largohet urtë e butë nga posti i lartë, në pritje të një portofoli ministror si shpërblim.

Dhe shpërblimi erdhi: Llalla është sot në një pozitë shumë të vështirë për lirinë e tij personale.

Rasti i Tahirit është më i qartë. Edhe ai gjendet sot në kufirin e besimit e të mosbesimit, ku fijet e të ardhmes së tij, janë të varura po te kryeministri, që shkallë shkallë po e çon me këmbët e veta në shkallën më të fundit para greminës.

Nuk do të ishte habi që përpara shtyrjes fatale drejt greminës, të kërkohet nga Tahiri që të bërtasë me të madhe: Rroftë Partia Socialiste dhe rroftë udhëheqësi Rama!

Pastaj të bëhet i famshëm duke dërguar letra nga burgu!

Rasti i ministrit Xhafaj, që është në shpërthim, duket qartazi që e ka burimin nga vetë kupola drejtuese e Ps dhe ndoshta edhe nga vetë Tahiri, që ka shpresën dhe iluzionin e rremë, se duke shtyrë më parë ministrin e sotëm të brendshëm, do të jetë ai, Fatmir Xhafaj pra, koka e kurbanit që do ti dërgohet në tepsi zonjës Merkel.

Dhe duket se Partia Demokratike, po i jep një dorë të mirë në këtë drejtim edhe Tahirit edhe Ramës, që mezi e duron Xhafën dhe autoritetin e tij të sponsorizuar nga amerikanët.
Mirëpo pas gjithë kësaj, në të vërtetë po gatuhen të gjitha elementët e duhur, për një shpërthim të madh skandalesh, që do të ketë një rreze shkatërrimtare 360 grade dhe që ndoshta do ta shpëtojë Shqipërinë, nga pjesa më e madhe e kësaj klase politike, që ska me se çthotë e ska më se çtë bëjë…
Pikërisht si trekëndëshi vrastar i Bermudës.

Tags: dalindosjetfurtunemëdhenjpeshqvepritetSHKATERRIMTAREShtator

TË LIDHURA

Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar
Aktualitet

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi
Aktualitet

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve
Politikë

Manja: Rikthehem në shtëpinë time, te komisioni parlamentar i ligjeve

18:12 | 11/09/2025
Next Post
RASTI XHAFAJ/Ardi Veliu “40 minuta” me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

RASTI XHAFAJ/Ardi Veliu “40 minuta” me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Rasti Xhafaj, raportuesi gjerman: Askush s’mund të dënohet për shkak të vëllait

Rasti Xhafaj, raportuesi gjerman: Askush s’mund të dënohet për shkak të vëllait

Të burgosurit shqiptarë i venë zjarrin qelisë

Të burgosurit shqiptarë i venë zjarrin qelisë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?
Kosovo

A po bën Vjosa Osmani kalkulime për një mandat të dytë?

by mirseda
21:33 | 11/09/2025
0

Vjosa Osmani u bë presidente e Kosovës në prillin e 2021-tës. Asaj i kanë mbetur edhe pak...

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

Gjermania angazhohet për të mbrojtur qiellin polak, Franca dërgon tre avionë Rafale

21:27 | 11/09/2025
Sherri i dhunshëm mbrëmë te ‘Ali Demi’, policia njoftim zyrtar

Kamionçina përplas motorin në aksin Vorë-Fushë Krujë, dy të plagosur

21:00 | 11/09/2025
Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

Ndahet nga jeta psikologia e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Ilirjeta Metushi

20:22 | 11/09/2025
Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane në Prishtinë kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

20:19 | 11/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com