Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çfarë ka ndodhur më 13 Maj? Papa Gjon Pali II plagoset në një atentat

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çfarë ka ndodhur më 13 Maj? Papa Gjon Pali II plagoset në një atentat

13 Maj1981 – Papa Gjon Pali II plagoset në një atentat

Pak momente fillimit të audiencës së tij të përjavshme në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë, Papa Gjon Pali II, qëllohet dhe plagoset rëndë në kohën që ishte duke kaluar përmes sheshit në një makinë të hapur. Sulmuesi, 23 vjeçari turk, Mehmet Ali Agça, qëlloi 4 herë, ku njëri nga plumbat goditi në bark Atin e Shenjtë, dhe një tjetër e goditi në dorën e majtë.

Një plumb i tretë goditi në gjoks 60-vjeçaren amerikane Ann Odre, duke e plagosur rëndë, dhe

i katërti goditi në krah 21-vjeçaren xhamajkane Rose Hill. Atentatori u neutralizua më pas nga turma, deri në arrestimin e tij nga policia. Papa u dërgua me shpejtësi me ambulancë në Spitalin Gemelli të Romës, ku iu nënshtrua për më shumë se 5 orë një operacioni.

Papa qëndroi 3 javë në spital, para se të shërohej plotësisht nga plagët e tij. Motivet e Agça për vrasjen e kreut të Kishës Katolike, ishin dhe mbeten ende sot enigmatike. Në vitet 1970, Agça iu bashkua me një grupimi terrorist të ekstremit të djathtë, i njohur si “Ujqërit Gri”.

Grupi ishte përgjegjës për vrasjen e qindra zyrtarëve publikë, drejtuesve të sindikatave, gazetarëve dhe aktivistëve të majtë, si pjesë e misionit të tyre për të pastruar Turqinë nga elementët me ndikim të majtë.  Vitet e fundit, është zbuluar se “Ujqërit Gri”, kishin lidhje të ngushta me politikanët e ekstremit të djathtë, zyrtarët e inteligjencës dhe komandantët e

policisë.

Në shkurtin e vitit 1979, Abdi Ipekçi, redaktor i një gazete liberale, u vra pranë shtëpisë së tij në Stamboll. Mehmet Ali Agça, u arrestua dhe u akuzua për krimin. Ndërsa ishte në pritje të gjykimit, Agça u arratis nga një burg ushtarak në nëntorin e 1979-ës. Në qelinë e tij, ai la një letër që kishte të bënte me udhëtimin e planifikuar të Gjon Palit II në Turqi.

Në letër shkruhej:”Imperialistët perëndimorë, që kanë frikë nga uniteti i Turqisë për pushtet politik, ushtarak dhe ekonomik me vendet islamike vëllazërore, po dërgojnë komandantin e kryqtarëve Gjon Palin, nën maskën e një udhëheqësi fetar. Nëse kjo vizitë e pa menduar dhe e pakuptimtë nuk anulohet, unë me siguri do e vras Papën. Kjo është arsyeja e vetme pse po arratisem nga burgu”.

Për shkak të këtij kërcënimi, u shtua siguria gjatë vizitës së Papës në Turqi, ku nuk pati asnjë përpjekje për vrasje. Një gjykatë turke e dënoi Agça në mungesë për vrasje, ndërsa ai mbeti i lirë. Më 9 maj 1981, Agça udhëtoi me avion nga Majorka e Spanjës në Milano, duke hyrë në Itali me një identitet të rremë.

Ai mori një dhomë në një hotel pranë Vatikanit, dhe më 13 maj hyri në Sheshin e Shën Pjetrit dhe e qëlloi Papën me një pistolerë automatike Broëning 9mm. Në një letër me një shënim me dorë, që u gjet në xhepin e tij thuhej:”Unë po vras ​​Papën, në shenjë protestë kundër imperializmit të Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara, dhe kundër gjenocidit që po kryhet në Salvador dhe Afganistan”.

Ai u shpall fajtor, duke thënë se veproi vetëm, dhe në korrikun e po atij viti u dënua me burgim të përjetshëm. Një vit më pas, Agça deklaroi se atentati i tij, ishte në fakt pjesë e një komploti që përfshinte shërbimet sekrete bullgare, të cilat dihej se vepronin në emër të KGB-së sovjetike.

Papa Gjon Pali II ishte një antikomunist i zjarrtë, që kishte mbështetur në Poloni organizatën anti-komuniste Solidarnost, ndaj dukej mëse logjike që mund të ishte një objektiv i përshtatshëm për komunistët.

Pavarësisht këtyre zhvillimeve, në vitin 1983, Papa u takua me Mehmetin në burg dhe e fali për krimin e bërë.  Hetimet e mëtejshme mbi Agça, çuan në arrestimin e 3 bullgarëve dhe 3 turqve, të cilët u nxorën në gjyq në vitin 1985. Por gjyqi u minua kur Agça, dëshmitari kryesor i shtetit, e përshkroi veten si Jezu Krishti, dhe parashikoi fundin e afërt të botës. Ai shpjegoi se skenari bullgar u përgatit nga zyrtarët e inteligjencës Perëndimore, dhe se Zoti e kishte detyruar

të qëllonte Gjon Palin II.

Një vit më pas, të pandehurit bullgarë dhe turq u liruan për mungesë provash. Në fund të viteve 1990, Papa Gjon Pali II shprehu dëshirën që qeveria italiane ta falte Agça, diçka që në fakti ndodhi. Agça u fal nga presidenti italian Ciampi më 14 qershor 2000, dhe u ekstradua në Turqi,

 

13 Maj 1958 – Zv/presidenti amerikan, Richard Nixon, sulmohet nga një turmë e irrituar në Venezuelë

 

Gjatë një vizite në Amerikën Latine, makina e zv/presidentit amerikan Richard Nixon, sulmohet nga një turmë e zemëruar, që thuajse e përmbysi automjetin gjatë udhëtimit nëpër kryeqytetin e Venezuelës, Karakas. Incidenti, ishte kulmi dramatik i një udhëtimi të karakterizuar nga zemërimi i Amerikës Latine për disa nga politikat amerikane të Luftës së Ftohtë.

Në vitin 1958, marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Amerikës Latine, kishin arritur pikën më të ulët historike. Latino-amerikanët ankoheshin se fokusi i SHBA-së vetëm tek anti-komunizmi, kishte lënë pas dore adresimin e nevojave të ngutshme ekonomike dhe politike të shumë kombeve të kontinentit jugor.

Vizita kishte nisur me polemika, teksa Nixon u angazhua në debate të ashpra me grupe studentësh gjatë udhëtimeve të tij në Peru dhe Uruguaj. Por në Venezuelë, gjërat morën një kthesë të rrezikshme. Një turmë e madhe venezuelianësh të zemëruar, që hidhnin slogane antiamerikane, ndaluan karvanin e Nixon që po ecte nëpër kryeqytet.

Ata sulmuan makinën ku ndodhej nr. 2 i SHBA-së, e dëmtuan atë nga jashtë dhe thyen xhamat e dritareve. Brenda automjetit, agjentët e Shërbimit Sekret e mbuluan me trup zotin Nixon, dhe thuhet se njëri prej tyre nxori edhe armën e tij.

Fatmirësisht ata arritën t’i largohen turmës. Në Uashington, Presidenti Eisenhoëer dërgoi trupat amerikane në zonën e Karaibeve për të shpëtuar Nixon nga kërcënimet e mëtejshme, në rast se ishte e nevojshme. Në fakt nuk ndodhi asnjë incident tjetër, dhe zv/presidenti u largua para kohe nga Venezuela.

13 Maj 1909 – Në Milano, nis për herë të parë turi çiklistik Giro d’Italia. Fitues shpallet italiani Luigi Ganna.

13 Maj 1917 – Tre fëmijë raportojnë shfaqjen e Virgjëreshës Maria në Fatima të Portugalisë .

13 Maj 1940 – Lufta e Dytë Botërore:Nisi pushtimi gjerman i Francës. Ëinston Churchill mban në Dhomën e Komunëve fjalimin e tij “‘Gjak, lot, dhe djersë”, gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës së kryeministrit.

13 Maj 1989 – Grupe të mëdha studentësh kinezë, pushtojnë Sheshin Tiananmen në Pekin, dhe fillojnë një grevë urie.

13 Maj 1990 – Gjatë ndeshjes së futbollit Dinamo Zagreb- Crvena Zvezda në Zagreb të Kroacisë, ndodh një përplasje e ashpër mes dy tifozerive.

13 Maj 1995 – Alison Hargreaves, një nënë 33-vjeçare britanike, bëhet gruaja e parë që ngjitet ne malin e Everestit pa oksigjen dhe pa asnjë guidë vendase.

13 Maj 2014 – Një shpërthim në një minierë qymyrguri në Turqinë jugperëndimore, shkakton vdekjen e 301 minatorëve.

Tags: atentatGjon Pali IIpapaplagoset

TË LIDHURA

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Next Post
Zbulohet dënimi i baronit të drogës Met Kanani në SHBA

Zbulohet dënimi i baronit të drogës Met Kanani në SHBA

Luftë në ajër mes SHBA-së dhe Rusisë, çfarë po ndodh tani

Luftë në ajër mes SHBA-së dhe Rusisë, çfarë po ndodh tani

Mes luksit dhe drogës, Rama kërkon ndihmë: Kemi nevojë për shërim!

Mes luksit dhe drogës, Rama kërkon ndihmë: Kemi nevojë për shërim!







JU REKOMANDOJMË

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës,

09:45 | 16/01/2026
“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

“U tremba dhe e qëllova unë i pari!”, flet shqiptari që vrau burrin e ish-të dashurës në Greqi

19:16 | 17/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026
Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

Arbër Hajdari në SHBA te rezidenca e Trump, në “Mar a Lago”?

13:57 | 14/01/2026




TË FUNDIT

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës
Showbizz

“Babi u bë përbindëshi i jetës sonë”, rrëfimi i Stelinës

by mirseda
23:53 | 17/01/2026
0

“Po e nis me familjen time. 5 korrik 2000 është dita e lindjes sime. Një fëmijëri e...

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë

22:52 | 17/01/2026
Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

Sarandë, humb kontrollin automjeti dhe del nga rruga, plagosen dy të rinj

22:49 | 17/01/2026
“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

“Miss filler-i, botox”/ Debati i ashpër me Inën, Brikena: Nuk më nxjerr dot nga vetja! Ndërhyn Selin

22:43 | 17/01/2026
Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

Miri paralajmëron padi për shpifje pas debatit me Keijsin

21:50 | 17/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com