Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Nëna e Ronaldos i tregon të gjitha: Rivalitetin me Messin dhe lamtumirën

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Nëna e Ronaldos i tregon të gjitha: Rivalitetin me Messin dhe lamtumirën

Nëna e Cristiano Ronaldo, Dolores Aveiro, ka dhënë një intervistë për “Le Magazine”, një revistë javore e gazetës së njohur sportive franceze, “L‘Equipe”. Ajo e ka bërë këtë nga shtëpia e saj në Madrid. Dolores u shoqërua nga motrat e yllit portugez, Katia dhe Elma, të cilat, madje, në një moment erdhën për të ndërhyrë në intervistë.Nuk është e vështirë për të qëmtuar momentin më të çuditshëm të intervistës, kur nëna e Cristiano Ronaldos u pyet nëse djali i saj ishte i trishtuar për “Topat e Artë” të Messit. Katia Aveiro, motra e Crisitanos, u përgjigj në vend të nënën së saj:

“Messi nuk është kurrë objekt dhe temë diskutimi në shtëpinë tonë. Cristiano e ka rregull, pas këtyre dyerve vetëm pushon. E lë çdo vorbull jashtë. Kur e kalon derën e shtëpisë, pra hyn nga jashtë në brendësi, ai mendon vetëm si t’i karikojë bateritë”.Pasioni i Cristiano Ronaldos për futbollin vjen nga familja, diçka që nëna e tij e transmeton. Kur vjen puna për të jetuar ndeshjet e Real Madridit, ajo thotë se ka shumë emocione. Madje, i përjeton më të njëjtin pikëllim sa dhe djali i saj, kur gjërat nuk shkojnë mirë. “Cristiano e di që, nëse jam në stadium, ndjeshmëria ime e madhe mund të më shkaktojë probleme. Kjo gjë do t’i shkaktonte stres edhe atij, ndaj më paraprin duke më këshilluar që t’i shikoj ndeshjet në televizion.

Ai më thotë shumë herë: “Mama, është më mirë të qëndrosh në shtëpi. E përjetoj keq kur djali nuk është në ditën e tij të mirë, ose bën ndonjë gabim, siç mund të bëjë çdo nënë me fëmijën e saj. Edhe tani, që është vetë prind, ai ngushëllohet tek mua, kur është e nevojshme, kur është i trishtuar. E vë re që nuk është në humor të mirë dhe mundohemi të gjithë ta qetësojmë e ndihmojmë”.Por, a është tërheqja e “7” së bardhë nga futbolli, diçka e përfolur në bisedat familjare? Duke pasur parasysh përsosmërinë e tij dhe aftësinë për të shkëlqyer, nëna e portugezit beson se kanë mbetur akoma pak vite, që ai moment të vijë: “Ai është shumë i koncentruar, por, gjithashtu, edhe shumë i shqetësuar. Vitet rrjedhin, koha kalon dhe gjërat për një futbollist bëhen të diktueshme… Ka disa që luajnë deri në moshën 37-vjeçare.Cristiano nuk është një makinë, por do të vazhdojë të luajë derisa të mundet, mendoj edhe për 3, ose 4 vite të tjera. Përsosmëria e Cristianos ka qenë gjithmonë kështu. Ai ka kërkuar vazhdimisht për të qenë më i miri, për të dhënë maksimumin për të fituar, që i vogël”.

Tags: gjithalamtumirënMessinnenarivalitetinRonaldostregon

TË LIDHURA

Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital
Sport

Frikë në Vlorë, portieri i Elbasanit pëson dëmtim horror dhe dërgohet me urgjencë në spital

20:09 | 14/03/2026
Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë
Sport

Rikthehet Broja, sulmuesi kuqezi kalon dëmtimin, lajm i mirë për Shqipërinë

15:11 | 14/03/2026
Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta
Sport

Gjithçka që duhet të dini për sfidën e sotme Inter – Atalanta

13:07 | 14/03/2026
Next Post
“Arrest me burg” për Tahirin, Gjykata rrëzoi kërkesën e Prokurorisë

“Arrest me burg” për Tahirin, Gjykata rrëzoi kërkesën e Prokurorisë

VIDEO/Tifozi 72-vjeçar i Vllaznisë me lot në sy: Më dhimbset Shkodër locja

VIDEO/Tifozi 72-vjeçar i Vllaznisë me lot në sy: Më dhimbset Shkodër locja

Vendimi për Tahirin, Kryemadhi: E dija, e kisha thënë që…

Vendimi për Tahirin, Kryemadhi: E dija, e kisha thënë që...







JU REKOMANDOJMË

Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat e Megi Pojanit në pritje të ëmbël

18:32 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos
Bota

Greqi: Hetim për vdekjen e dy të burgosurve në Korydallos

by mirseda
22:42 | 14/03/2026
0

Një hetim është duke u zhvilluar mbi rrethanat e vdekjes së dy të burgosurve në burgun e...

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

Trump: Iranin e kemi shkatërruar ushtarakisht dhe ekonomikisht

22:40 | 14/03/2026
Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

Libani gati delegacionin për negociata me Izraelin për Hezbollahun

22:23 | 14/03/2026
Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

Përpjekjet për negociata në Lindjen e Mesme, Trump nuk tregon interes

22:03 | 14/03/2026
Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

Ambasada e SHBA-së në Irak i bën thirrje qytetarëve të saj: Largohuni që aty, kaloni nga Turqia

22:01 | 14/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com