Policia ka konfirmuar se trupi i gjetur në një marinë në brigjet e Firth of Forth është konfirmuar si ai i këngëtarit te zhdukur Scott Hutchison.
Trupi u gjet në Port Edgar rreth orës 20:30 të enjten, ndërkohë që 36-vjeçari u zhduk në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.
Familja e tij tha se kishte shqetësime kohet e fundit në lidhje me shëndetin e tij mendor dhe ata ishin “të shkatërruar” nga vdekja e tij.
Hutchison kishte folur hapur për betejën e tij me depresion gjatë viteve, me vëllain më të madh Neil duke thënë se e kishte bërë këtë “në përpjekje për të ndihmuar njerëzit e tjerë me kushte të ngjashme”.Mediat e huaja shkruajnë se trupi i pajetë u gjet në Port Edgar rreth orës 20:30 të enjten dhe menjëherë u hodhën dyshimet se kishim të bënim pikërisht me këngëtarin e zhdukur, shkruan Panorama.
Këngëtari 36-vjeçar u raportua i zhdukur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërkohë që për herë të fundit u pa nga kamerat e sigurisë në afërsi të hotelit Dakota.
Familja dha alarmin, pas një shënimi në faqen e tij në Twitter, ku shkruante: “Jini aq të mirë për njerëzit që doni. Unë nuk kam jetuar me këtë standard dhe kjo më vret. Ju lutem përqafoni të dashurit tuaj”