Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 11 Maj

7 vjet ago
in Të Gjitha
Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 11 Maj

11 Maj 1988 – Vdes agjenti i dyfishtë britanik Kim Philby

Kim Philby, një ish-oficer i Shërbimit Sekret britani dhe një agjent i dyfishtë në shërbim të Bashkimit Sovjetik, vdes në Moskë në moshën 76 vjeçare. Philby ishte ndoshta më i famshmi në mesin e një grupi zyrtarësh të lartë të qeverisë britanike, të cilët shërbyen si spiunë rusë gjatë viteve 1930-1950.

Philby vinte nga një familje e privilegjuar dhe e respektuar në shoqërinë britanike. Ai ndoqi Kolegjin Trinity dhe më pas Universitetin e Kembrixhit në fillim të viteve 1930, ndërsa më vonë u më tërhoq nga politikat radikale.

Në vitin 1934, shkoi në Vjenë ku u takua, u martua për një kohë të shkurtër me një grua të re, e cila ishte anëtare e Partisë Komuniste Austriake. Philby, pretendoi më vonë se ai ishte momenti kur qeveria sovjetike e rekrutoi për të ushtruar aktivitetin si spiun në Britaninë e Madhe.

Në vitin 1941, Philby ia doli të bëhej pjesë e Shërbimit Sekret të Inteligjencës Britanike – MI6. Ai i ngjiti shpejt shkallët e karrierës, dhe në një kthesë ironike të ngjarjeve, u ngarkua me trajnimin e agjentëve të dyfishtë të shërbimit. Gjatë luftës, ai punoi ngushtësisht me agjencitë amerikane dhe sovjetike të spiunazhit, për të koordinuar aktivitetet kundër Gjermanisë së Hitlerit.

Pas luftës, ai vazhdoi ngritjen e tij në burokracinë e Shërbimit; madje shumë njerëz besonin se

ai ishte planifikuar të bëhej drejtori i ardhshëm. Kur ndodhej me shërbim në Uashington në vitin 1951, rrezikoi të ekspozohej. Mësoi se Donald Maclean, një koleg që gjithashtu po punonte për sovjetikët në Uashington, ishte vënë nën hetim nga FBI.

Philby kontaktoi me Guy Burgess, një koleg tjetër i cili punonte si agjent i dyfishtë për sovjetikët, që të paralajmëronte Maclean. Burgess dhe Maclean, u larguan nga Anglia drejt Bashkimit Sovjetik. Mbi Philby ranë dyshimet e mëdha si organizator i kësaj arratisje, dhe megjithëse u lirua nga akuzat, ai u shkarkua nga detyra më 1955.

Në vitin 1963, Philby u përball me akuza zyrtare, për lidhjet e tij me spiunazhin sovjetik. Këtë herë,  arrin të arratiset, duke iu bashkuar Burgess dhe Maclean në Rusi. Në intervistat e dhëna në Rusi, dhe në kujtimet e tij të vitit 1968, “Lufta ime e heshtur: Historia e spiunazhit sovjetik”, pohon se u bë spiun për Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1930, pasi nuk besonte se demokracitë perëndimore po bënin mjaftueshëm për të ndaluar Hitlerin.

Megjithatë, besnikëria e tij ndaj Rusisë dhe idealet e komunizmit, nuk u zbehën me fillimin e Luftës së Ftohtë. Në vitin 1988, ai ndërroi jetë në Moskë, zyrtarisht nga një atak në zemër. Dezertimet e Burgess, Maclean dhe Philby, përbënin një goditje të madhe për diplomacinë britanike, inteligjencën dhe moralin publik në përgjithësi.

Fakti që këta tre burra, produkte të shoqërisë më të shkëlqer britanike, mund të ktheheshin kundër vendit të tyre, tronditën vendin. Dezertimi i Philby ishte në veçanti, njëra nga ngjarjet më skandaloze të Luftës së Ftohtë.

11 Maj 1904 – Lind piktor novator spanjoll Salvador Dali

Salvador Dali, është piktori surrealist më me ndikim në artin modern, për shkak të eksplorimit të të imazheve të pavetëdijes. Si student i artit në Madrid dhe Barcelonë Dali, asimiloi një numër të madh stilesh artistike, dhe si piktor shfaqi një strukturë të pazakontë teknike.

Megjithatë, në fundin e viteve 1920, dy ngjarje çuan në zhvillimin e stilit të tij unik:zbulimi tek shkrimet e Sigmund Freud i rëndësisë erotike të imazheve të nënndërgjegjes, dhe përkatësia e tij me Surrealistët e Parisit , një grup artistësh dhe shkrimtarësh që kërkonin të krijonin “realitetin më të madh” të pavetëdijes njerëzore mbi arsyen.

11 Maj 1812 – Vritet në një atentat kryeministri i Britanisë së Madhe

Spencer Perceval, kryeministër i Britanisë që nga viti 1809, qëllohet për vdekje në Londër nga biznesmeni i mërguar John Bellingham, në hollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Bellingham, i cili ishte tërbuar nga inati, për shkak se dështoi të merrte kompensim nga qeveria për huatë e dhëna për luftën, u vetëdorëzua menjëherë.

Si kryeministër, Perceval u përball me një krizë të rëndë financiare në Britani, e shkaktuar nga përfshirja e zgjeruar e vendit në luftërat e kushtueshme napoleonike. Ai gjithashtu bëri armiq politikë, për shkak të kundërshtimit të mbretërimit të Princit të Uellsit, i cili më vonë u bë Mbreti Xhorxh IV. Megjithatë, gjendja e përgjithshme ekonomike po përmirësohej kur u vra

më 11 maj 1812. Vrasësi i tij, edhe pse i konsideruar i çmendur, u ekzekutua një javë më vonë.

11 Maj 330 – Kryeqendra e Perandorisë Bizantine quhet “Nova Roma” (Roma e re) gjatë një ceremonie të veçantë, edhe pse në përditshmëri qyteti do të quhet me shpesh Kostandinopojë.

11 Maj 1310 – Mbreti francez Filipi IV, djeg në turrën e druve 54 anëtarë të Urdhrit të Kalorësve Templarë, me akuzën e herezisë.

11 Maj 1960 – Në Buenos Aires, Argjentinë, 4 agjentë izraelitë të Mosadit kapin nazistin e arratisur Adolf  Eichmann, i cili jeton nën emrin e Ricardo Klementit.

11 Maj 1987 – Klaus Barbie, vazhdon gjyqin në Lion për krimet e luftës të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore.

11 Maj 1995 – Më shumë se 170 shtete, miratojnë zgjatjen e Traktatit të Mospërhapjes së Armëve Bërthamore, pa afat dhe pa kushte.

11 Maj 1997 – Superkompjuteri Deep Blue, mund Garry  Kasparov në ndeshjen e fundit mes tyre, duke u bërë kompjuteri i parë në botë që mund një kampion bote në shah.

11 Maj 2000 – Lufta e Dytë e Çeçenisë:Separatistët çeçenë, zënë në pritë forcat paraushtarake ruse në Republikën e Ingushetisë.

11 Maj 2013 – Pesëdhjetë e dy njerëz, gjejnë vdekjen në një shpërthim në Reyhanli të Turqisë.   /TIRANA TODAY/

Tags: 11 majhistorik/Çfarëkalendarndodhur

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
E masakruan për një karikues, lirohen vrasësit. Shpërthen e ëma: Ma vranë sërish!

E masakruan për një karikues, lirohen vrasësit. Shpërthen e ëma: Ma vranë sërish!

Shokon Trump, merr vendimin e papritur

Shokon Trump, merr vendimin e papritur

Dokumentet/Njihuni me pasuritë marramendëse të Ramës, Metës dhe Berishës!

Dokumentet/Njihuni me pasuritë marramendëse të Ramës, Metës dhe Berishës!

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë
Aktualitet

‘I ra në kokë’ për moderatoren Albana Bejko, mjeku psikiatër përfundon në burgun 302 në Tiranë

by mirseda
20:50 | 28/09/2025
0

Burgut 203 në Tiranë, i njohur si burgu ‘Mine Peza’, ditët e fundit, i është shtuar një...

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com