Në finalen e Kupës së Italisë kishte dy anë të medalje, njëra që nxori Juventusin kampion dhe legjenda Buffon e mbajti portën e paprekur, e nga ana tjetër dështimin e Donnarummës për të qenë pasardhësi i tij.Numri 1 i bardhezinjve është i qeshur dhe feston titullin e tij të 24-t personal në karrierë, ndërsa Gigio ecën me kokën ulur drejt dhomave të zhveshjes, pas gabimeve trashanike që përcaktuan rezultatin e ndeshjes (4-0). Edhe pse po shijonte triumfin, Buffon ndaloi për të ngushëlluar pasardhësin e tij në portën e Italisë. Pasi e përqafoi, Buffon i tha portierit të Milanit këto fjalë: “Je vetëm 20 vjeç”.