Sonte do të zhvillohet finalja e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit në “Olimpico”. Një nga përballjet më të luftuar vite më parë, pasi në vitet e fundit kuqezinjtë janë në periudhë tranzicioni dhe forma e tyre nuk është më e mira. Por kur vjen fjala për një përballje me Juventusin fanella peshon rëndë dhe lufta bëhet më e egër. E kundërta ndodh në kampione “Zonjës së Vjetër”, pasi janë duke kaluar një formë të jashtëzakonshme dhe kanë në gjirin e tyre lojtarë të klasit botërorë dhe në vitet e fundit kanë prekur dy herë finalen e Champions League, pavarësisht kanë arritur të triumfojnë.Do të jetë një përballje e veçantë duke parë edhe objektivat që kanë të dyja ekipet. Milani i Gattusos shpreson që të fitojë kupën dhe të sigurojë pjesëmarrjen në Europa League, duke mënjanuar edhe luftën me Atalantën. Nëse Milani siguron këtë trofe atëherë mund të shpëtojë kampionatin. Ndërsa Juventusi kërkon të vendosë një rekord duke e siguruar këtë trofe për të katërtin herë radhazi dhe titullin e dytë pas kampionatit që është pothuajse i sigurt.Lufta më e madhe do të jetë përballja e kapitenit të Milanit me ish-skuadrën e tij. Leonardo Bonucci kërkon “hakmarrjen” ndaj Massimiliano Allegrit, njeriut që e largoi nga kampion bardhezi pas një historie të gjatë suksesi. Për Genaro Gattuson kapiteni kuqezi mund të jetë më i vlefshëm se kurrë në këtë sfidë, pasi duke e njohur mjaft mirë Juventusin mund të përdorin një strategji për të ti ndalur në finale.
Mbi formacionet
Juventusi kundër Milanit, Milani kundër Juventusit: konfirmimi i fuqisë dërrmuese, apo fillimi i një cikli të ri? E tregon “Olimpico”, sonte, nga ora 21:00. Allegri, përkundër rikuperimit të Mandzukic, duket i gatshëm t’i besojë “tridentit” të përbërë nga Douglas Costa, Dybala dhe Higuain, ndërsa në mbrojtje duhet të kthehen Benatia me Asamoah, të favorizuar, si dhe Alex Sandro në të majtë.
Milani përgjigjet me modulin 4-3-3 të Gattusos, në të cilin Locatelli, tashmë një “shenjë” kundër Juventusit sezonin e kaluar, do të zëvendësojë Bigilia, ndërsa Kalabria do të zëvendësojë Abate në mbrojtje.
JUVENTUSI (4-3-3): Buffon; Cuadrado, Benatia, Rugani, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; Dybala, Higuain, Douglas Costa.
MILANI (4-3-3): G. Donnarumma; Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez; Kessié, Locatelli, Bonaventura; Suso, Cutrone, Calhanoglu.