Në mediat serbe prej dy ditësh po qarkullon një fotografi ku shikohet i gjakosur kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Sipas të dhënave fotoja është shkrepur në vitin 2000, ku kryeministri në atë kohë ishte përleshur me disa rusë pas luftës.
Incidenti është raportuar nga AFP dhe Der Spiegel, të cilat më pas njoftuan se “ish komandanti i UÇK-së ishte sulmuar nga gjashte rus, pas përplasjen me ushtarë të KFOR., ku nga dy palët kishte pasur të lënduar.
Në fotot e publikuara shihet qartë gjashtë ushtare rus duke e “shoqëruar” Haradinajn me duar të lidhura dhe i përgjakur.
Ndërsa mediat serbe kanë sjellë dhe një herë në vëmendje fotot, duke shkruan se si u përgjak armiku më i madh i tyre nga ushtarët rusë.