Policia vendase DEA amerikane dhe Europol, kanë bërë të ditur të tjera detaje në lidhje me goditjen e mafias shqiptare ne Spanjë, një nga organizatat me të rënda të kokainës.
Mediat vendase raportojnë se organizata kishte çdo gjë të mirë organizuar dhe të menduar mirë. Sasitë e kokainë që transportonin nga Kolumbia, ishin të mëdha duke përdorur një grup kriminelësh spanjollë, të cilët e njohin mire këtë pune dhe kishin rrjetin e duhur për te bere shpërndarjen.
Droga transportohej ne valixhe te mëdha te zeza, maskuar si objekte te destinuara ekskluzivisht për transport. Mësohet se kokaina transportohej me avionë charter që nga Kolumbia dhe sillej në Spanje, e cila më tej ishte baza për transportin e drogës në Evrope.
Në Evropë kalonte në dorëzim të rrjetit të cilët bënin dhe shpërndarjen e saj.
Gjithashtu mësohet se “koka” e bandes, ishte një shqiptar, që koordinonte grumbullimin e parave dhe dërgimin e tyre drejt Kolumbisë.
Sipas medieve spanjolle shqitparët e arrestuar janë Julian Deblini dhe Dritan Gradica.
Hetimet qe çuan në sekuestrimin e 1 ton kokaine dhe 1.5 mln euro që ishin të mbyllura në një valixhe të madhe, u nisën nëntorin e kaluar. Pas disa hetimesh, agjentët mësuan për një organizatë kriminale shqiptare e vendosur në Spanjë, e cila fuste sasi të mëdha të kokainës nga Kolumbia përmes fluturimeve me charter.
Hetuesit zbuluan gjithashtu një dërgesë të kokainës që ishte ruajtur në Madrid për shpërndarje të mëvonshme.
Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorit spanjoll, u zbulua edhe se kishte një grup kriminal “me disa precedentë penalë” që ishin pjesë e strukturës kriminale; ata kishin në dispozicion “kontakte të shumta në trafikun e drogës” në Kolumbi, dhe ndër të tjera garantonin siguri private nëpër lokale të Ishujve Baleare.