Dy të rinj për shkaqe banale janë konfliktuar ashpër më njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm në Elbasan .
Konflikti është përshkallëzuar edhe më tej dhe mund të kishte kaluar në tragjedi, pasi 31-vjeçari me inicialet E.S.,pasi e ka goditur me grusht e ka kanosur dhe me armë shtetasin A.H, 24 vjeç.
Fatmirësisht i riu nuk ka qëlluar ndërsa policia ka shpallur në kërkim 31-vjeçarin. Ngjarja ka ndodhur ne lagjen “Kala” ne Elbasan.
Njoftimi i policisë:
Në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka ardhur një telefonatë se në lagjen “Kala” të qytetit Elbasan, ka një konflikt mes dy të rinjve, ku njëri prej tyre dyshohet se ka dhe armë zjarri.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku shtetasi E.S., që dyshohet se kishte dhe armën e zjarrit tip Pistoletë, porsa ka parë policinë është larguar me shpejtësi.
Grupi hetimor ka konstatuar se shtetasi E.S., 31 vjeç, banues në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht si dhe ka kanosur me armë zjarri, pistoletë, shtetasin A.H, 24 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.
Materialet do ti kalojanë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga nenet 90, 84 dhe 278 të Kodit Penal.