Një shqiptare nga Kosova ka humbur jetën në mënyrën më të keqe të mundshme.
57 vjeçarja T.B ka humbur jetën në mënyrën më tragjike në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ajo ishte nisur nga Peja me autobus për një udhëtim në Gjermani, por me të mbërritur në Prishtinë nuk është ndjerë mirë dhe ka humbur ndjenjat.
Ambulanca erdhi menjëherë për ti dhënë ndihmën por konstatuan se 57-vjeçarja tashmë kishte vdekur.
Ndërkohë që është bërë e ditur se T.B kishte probleme me tension dhe me zemër përderisa ka ndërruar jetë brenda në autobus. Destinacioni i autobusit ishte Kosovë-Gjermani.