Një shqiptar i moshës 49 vjeç është arrestuar nga karabinierët në Poggibonsi, ku jetonte prej vitesh, për posedim e shitje lëndësh narkotike.
Është vënë në pranga e policisë italiani një 49 -vjeçarë shqiptarë pasi posedonte lëndë narkotikr . Shqiptari ishte pronarë i një firme ndërtimi në Itali.
Ai u kap gjate një kontrolli rutinë ne autostradë, teksa kthehen nga puna.
Dyshues për shkak të sjelljes së shqiptarit, karabinierët bënë një kontroll më të hollësishëm dhe si rezultat gjetën disa gramë kokainë të ndarë në doza për shitje dhe një shumë të madhe parash.
Kontrolli i mëpasshëm në banesë solli zbulimin e një sasie tjetër parash, plus 600 gramë marijuanë, 20 gramë kokainë e 50 gramë hashash, shoqëruar me të gjitha mjetet e nevojshme për ta përgatitur për shitje.
Shqiptari, mbi të cilin nuk rëndonte asnjë precedent apo dyshim deri në momentin e arrestimit, tashmë gjendet në burgun e Sienës, në pritje të procesi