Arsenal vuan shumë, por më në fund gjen rrugën e golit edhe pse Atletico është me 10 lojtarë në fushë që nga fillimi i pjesës së parë. Sulme të vazhdueshme dhe dominim total, por e kanë mjaft të vështirë të depërtojnë murin e heronjve të Simeones. Është Wilsherë që bën gjithçka mirë, ku i rrëmben një top Greizmman dhe më pas harkon në zonë ku francezi Lacazette fluturon mbi të gjithë dhe dërgon topin atje ku Oblak e kishte të pamundur ta mbërrinte.