Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Synimet e vërteta të politikës së jashtme të SHBA-ve

8 vjet ago
in Të Gjitha
Synimet e vërteta të politikës së jashtme të SHBA-ve

Nga Clifford D. May “The Washington Times”/Në një botë më të mirë, unë do të isha me entuziazëm në favor të promovimit të demokracisë, dhe madje edhe të shtet-formimit. Por ne nuk jetojmë në një botë më të mirë.

Bota në të cilën jetojmë, po dominohet gjithnjë e më shumë nga autoritarët. Xi Jinping në Kinë, Vladimir Putin në Rusi dhe Rexhep Tajip Erdogan në Turqi, ku që të gjithë janë bërë de fakto presidentë të përjetshëm.

Ali Khamenei, është udhëheqësi suprem i Republikës Islamike të Iranit që nga viti 1989, dhe do të qëndrojë në pushtet derisa të takohet me krijuesin e tij në qiell. Pranvera Arabe, solli lirinë dhe demokracinë në Tunizi, por jo për anëtarët e tjerë të Lidhjes Arabe.

Në Kubë, diktatura e Castros nuk u moderua asnjë grimë, edhe pas vendimit të presidentit Barack Obama për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve. Venezuela, ishte dikur një demokraci e begatë, por sigurisht që nuk është më tani. Koreja e Veriut, udhëhiqet nga një tirani dinastike e brezit së tretë.

Unë sinqerisht shqetësohem, edhe për rezistencën e demokracisë amerikane. Rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2016 – të habitshme për shumë njerëz, tronditëse për të ca të tjerë- duhet të kenë elektrizuar një opozitë besnike. Në vend të kësaj, ato krijuan “rezistencën”, një term që synonte të ngjante me “Maquis” në Francën e pushtuar nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërkohë, një lëvizje përshpejtuese kërkon të kufizojë lirinë e fjalës, të përdorë si dhunën ashtu edhe fuqinë politike, për t’u mbyllur gojën atyre që shkelin diktatet e “korrektësisë politike”, siç përcaktohet nga të vetë-shpallurit “luftëtarët e drejtësisë sociale” në të majtën amerikane.

E gjitha kjo situatë ngre një pyetje të rëndësishme: A duhet që mbështetja e lirisë dhe demokracisë, të jetë një synim kyç i politikës së jashtme amerikane?

Një artikull i shkruar javën e kaluar e hapi këtë temë, duke provokuar disa kritika të forta. Duke shkruar nga Egjipti, që mban këtë javë zgjedhjet presidenciale (pa pasur asnjë dyshim se kush do të fitojë), unë sugjerova që ne duhet të konsiderojmë ndarjen dhe jo bashkimin e përpjekjeve për të nxitur lirinë nga ato që promovojnë demokracinë, duke vënë theksin tek të parat.

Unë do të nxisja administratën Trump të ushtrojë presion tek presidenti Abdel Fatah El-Sisi, që t’i japë fund persekutimit të disidentëve dhe avokatëve të të drejtave të njeriut, që nuk kërkojnë përmbysjen e qeverisë së tij. Ai duhet të inkurajohet të vendosë dhe mbështesë sundimin e ligjit, për të mbrojtur më fuqimisht lirinë e fesë apo besimit (të drejtat më themelore) dhe të tolerojë lirinë e shprehjes.

Në të kundërt, Egjipti nuk do të bëhet kurrë një demokraci liberale, ku partitë politike do të ballafaqohen vetëm me ide, duke çuar në zgjedhje që rezultojnë me fitues që pranojnë kufizime të pushtetit të tyre, dhe e humbasin besimin se do të jetojnë me shpresën për të luftuar një ditë tjetër.

Robert Kagan, një nga bashkëkryetarët e Grupit të Punës mbi Egjiptin, dhe një studiues për të cilin unë kam respekt të madh, i tha javën e kaluar Jennifer Rubin të “The Washington Post”:”Dhuna dhe terrorizmi kanë qenë në rritje që kur Sisi mori detyrën, kryesisht për shkak të ashpërsisë së shtypjes së tij, çka radikalizon të rinjtë që më parë nuk kanë qenë të dhunshëm”.

Kam dy rezeva në lidhje më këtë deklaratë. Së pari, ai neglizhon faktin se ka pasur dhunë dhe terror në përmasa serioze kur udhëheqësi i Vëllazërisë Myslimane Muhamed Morsi shërbeu si president i zgjedhur i Egjiptit. Së dyti për termin “kryesisht”. Shumë të rinj që nuk janë subjekt i dhunës, përfshirë këtu vendet e Europës dhe SHBA, “radikalizohen”.

Ajo që mund të thuhet me vetëbesim, është se politikat e ashpra të zotit Sisi mund të kontribuojnë në joshjen ndaj interpretimeve fundamentaliste të shkrimeve islamike, që justifikojnë xhihadin kundër jo-myslimanëve.

Letra e fundit e Grupit të Punës mbi Egjiptin, i bën thirrje qeverisë amerikane “të kërkojë privatisht dhe publikisht për të drejtën e egjiptianëve për të gëzuar të drejtat themelore të njeriut, si dhe për të zgjedhur udhëheqësit e tyre në një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor”.

Unë jam duke argumentuar se këto misione, kanë më shumë gjasa të realizohen nëse janë të fragmentuara. Përvoja – për shembull në Gaza, Bregun Perëndimor dhe vetë Egjipt – sugjeron fuqimisht që zakonet dhe institucionet demokratike duhet të krijohen para zgjedhjeve; ato nuk shfaqen si me magji pas hedhjes së votave në kuti dhe numërimit të tyre.

Më gjerësisht, nëse zgjedhja është midis autoritarizmit liberal dhe demokracisë jo liberale, unë duhet të zgjedh për të parën. Më mirë të vendosësh disa të drejta të garantuara për të gjithë – si për shumicën ashtu edhe pakicën – në vend se të krijosh të drejta të garantuara vetëm për shumicën. Nëse vendosen në fillim themelet e lirive; më pas mund të jetë i mundur një përparim i mëtejshëm.

Shënim:Clifford D. May, është president i Fondacionit për Mbrojtjen e Demokracive.

Tags: jashtmepolitikesSHBA-veSynimetvërteta

TË LIDHURA

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Të Gjitha

Aksident i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari

09:45 | 06/10/2025
Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Next Post
Simptoma e artritit reumatoid, pesë shenjat që duhet t’iu alarmojnë

Simptoma e artritit reumatoid, pesë shenjat që duhet t’iu alarmojnë

Video/ Varri i Jezusit rrjedh gjak? Filmimet e çuditshme vijnë nga Jerusalemi

Video/ Varri i Jezusit rrjedh gjak? Filmimet e çuditshme vijnë nga Jerusalemi

Video/ Sikletoset Kejvina i hapet këmisha…., gjatë xhirimeve

Video/ Sikletoset Kejvina i hapet këmisha...., gjatë xhirimeve







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Lajm i fundit ,Sherr mes disa personash në Durrës, dy prej tyre përfundojnë në spital.
Aktualitet

Kërcënoi prokurorin në sallën e gjyqit, arrestohet avokati i të besuarit të Emiliano Shullazit

by mirseda
22:05 | 18/10/2025
0

Avokati U. Barjami është arrestuar pas një incidenti të ndodhur në sallën e gjyqit, ku ka kërcënuar...

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

“Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

22:03 | 18/10/2025
Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe të majtës, kryeministrja: Opozita është më keq se Hamasi

21:44 | 18/10/2025
Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

Trump refuzon raketat Tomahawk, Zelensky largohet duarbosh

21:15 | 18/10/2025
“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

“No Kings”/ Protesta masive në mbarë SHBA-në kundër administratës Trump

20:47 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com